Lexoni edhe:
Osmani para Adelines tregon se gjithmonë e kërkon kuponin fiskal
Një opsion në TikTok mund të mos e dinë shumë njerëz pavarësisht se është i nevojshëm nga të gjithë përdoruesit.
Ekziston një opsion përmes së cilit në mënyrë shumë të thjeshtë ju ndihmon të shihni historinë e të gjitha gjërave që i keni shikuar në platformë.
Ajo çfarë duhet të bëni është që të shkoni në profilin tuaj në ‘Home’ dhe më pas tek opsioni Search.
Osmani para Adelines tregon se gjithmonë e kërkon kuponin fiskalLexoni edhe:
Pasi të keni bërë këtë, atëherë tek tabela e kërkimit shkruani simbolin* dhe pas kësaj klikoni tek opsioni ‘search’ me ngjyrë të kuqe dhe do t’ju shfaqet historia e vidoeve që keni shikuar.
TikTok ka prezantuar veçori të reja që e bëjnë atë të duket gjithnjë e më shumë si platforma më e njohur për video të gjata, Youtube.
Këto ndryshime përfshijnë testimin e videove të gjata 30 minutëshe, vetëm disa muaj pasi filloi testimin e videove 15 minutëshe.
Mundësia për të publikuar video më të gjata po cilësohet si shumë e përafërt me Youtube-n, platformë kjo në të cilën videot kanë tendencë të zgjasin më shumë se 10 minuta për shkak të fitimit më të madh.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që TikTok inkurajon përdoruesit të postojnë përmbajtje më të gjata.
Teksa Youtube i paguan krijuesit më shumë se platformat e tjera, rishfaqja e së njëjtës përmbajtje në aplikacione të ndryshme ndodh shpesh.
(Kosova Sot Online)