Gjigandi francez do ta lansojë modelin e ri të Bugattit

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 15:02
Gjigandi francez do ta lansojë modelin e ri të Bugattit

Gjigandi francez i veturave do ta lansojë modelin e ri të Bugattit.

Bëhet e ditur se ky model do të prezantohet nga mesi i këtij viti.

Vetura do të jetë pasues i serisë “Veyron” e cila ishte shumë e pëlqyer gjatë gati dy dekadave.

 

Kështu tha zëdhënësja e kësaj kompanie Nicole Auger, shkruan Motor 1.

Model i ri i kësaj veture luksoze do të jetë krejtësisht i ndryshëm dhe me bazë të re nga ai paraprak.

Thuhet se vetura pritet të ketë një motor të tipit V16.

Raportohet se mund të ketë edhe një motor V12 të marrë nga Lamborghini Revuelto, por përmendet Volkswagen V8.

Pasaardhësi i Veyron-it parashihet të jetë edhe më ekstavant por mund të jetë edhe më i shtrenjtë.

(Kosova Sot Online)