“Bie” Yahoo Mail, miliona përdorues nga e mbarë bota nuk po mund të qasen në aplikacion

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 08:55
“Bie” Yahoo Mail, miliona përdorues nga e mbarë bota nuk po mund të qasen në aplikacion

Është një prej e-mailëve më të përdorur në botë, për të cilin përdoruesit në mbarë botën po ankohen se nuk po mund të qasen.

Bëhet fjalë për Yahoo Mail i cili me gjasë “ka rënë”.

Sipas Down Detector, problemet fillimisht u raportuan mbrëmë pasdite dhe kanë vazhduar edhe sot nga mëngjesi.

Miliona njerëz në mbarë botën thonë se nuk po mund të qasen në të përmes aplikacioni Yahoo Mail.

Nga Yahoo kanë bërë të ditur në X se disa përdorues mund të kenë probleme me aplikacionin e Yahoo Mail.

“Jemi duke hetuar dhe do t’ju mbajmë të informuar”, duke mos dhënë informacione shtesë se për çfarë problemi bëhet fjalë.

(Kosova Sot Online)