![Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Screenshot_16-21-780x4391721983459.png)
Xiaomi i bashkohet garës së mbushur me automjete elektrike
![Xiaomi i bashkohet garës së mbushur me automjete elektrike](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/01/auto_auto_85517119030671711953603.jpg)
Prodhuesi kinez i telefonave, Xiaomi, ka prezantuar automjetin e tij të parë elektrik, përkatësisht Speed Ultra 7.
Kjo lëvizje e kompanisë kineze do të bëjë që ajo të përballet me rivalë si Tesla dhe BYD.
Ndryshe, hyrja e Xiaomi në tregun e veturave elektrike vjen pasi rritja e shitjeve është ngadalësuar globalisht, duke shkaktuar kështu një luftë çmimesh.
Kompania ka shpërndarë imazhe ngacmuese të SU7 që nga viti i kaluar, duke e krahasuar atë me modele si Taycan dhe Panamera të Porsche.
Një tregues i sfidave me të cilat përballen gjigantët teknologjik që duan të prodhojnë vetura elektrike është edhe Apple e cila hoqi dorë nga planet për ndërtimin e një EV.
Bëhet e ditur se kompania kineze do të investojë 10 miliardë dollarë në biznesin e saj të automjeteve gjatë 10 viteve të ardhshme.
(Kosova Sot Online)