Nissan zbulon modelin e ri luksoz

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 15:14
Nissan zbulon modelin e ri luksoz

Divizioni Infiniti i Nissan sapo ka zbuluar modelin e ri QX80 si pjesë e gjeneratës së re Patrol 2025.

Siç është raportuar, modeli i ri fuqizohet nga një motor 3.5 litërsh V6 me dy turbo me 336 kW dhe një transmetim automatik me nëntë shpejtësi.

 

Pjesa e përparme e QX80 përmban drita LED me një logo të ndriçuar të markës, shkruajnë mediat e huaja.

Në Amerikën e Veriut ky model do të jetë i disponueshëm në katër variante: Pure, Lexy, Sensory dhe Autograph.

Ndërsa për sa i përket peshës, derivateve, dhe emetimeve, kompania ende nuk ka publikuar detaje.

Por, dihet se ky variant vjen me tre rreshta ulëse me funksion masazhi, ngrohje, ftohje dhe me opsione për shtatë ose tetë pasagjerë.

(Kosova Sot Online)