E konstaton analisti: Qeveria nuk ka fuqi juridike për të dhënë ndihma sociale në periudhë zgjedhore

E konstaton analisti: Qeveria nuk ka fuqi juridike për të dhënë ndihma sociale në periudhë zgjedhore
E konstaton analisti: Qeveria nuk ka fuqi juridike për të dhënë ndihma sociale në periudhë zgjedhore

Blerim Burjani

  • 26 May 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e pagesave të njëhershme prej 100 eurosh për kategori të ndryshme qytetarësh në prag të zgjedhjeve të 7 Qershorit tingëllon me qëllim të ndikimit edhe pse këto ndihma sociale janë të mirëseardhura, por çështjet janë shumë të ndjeshme në këtë fushat apo fusha që do të fillojë.

 

-Qëllimet mund të jenë në mënyrë të drejtë politikë dhe ndikues në përcaktimin e votuesve, kjo nuk ishte ndodhur në këtë kohë së paku të lihet për periudhën pas zgjedhjeve kur të formohen organet e reja shtetërore, këto cilësohen në varianta politike nga opozita dhe qytetarët. Pra kjo nuk duhet të ndodhte.

Po kjo është e dëmshme për këto qëllime, nuk duhet bërë fushat me paratë e popullit, kur dihet se partitë politike kanë kuotën e parave vjetore që e marrin në bazë të ligjit, pra kjo nuk duhet të ndodhë edhe pse ka pas raste të kësaj natyre kur resurset publike shfrytëzohen për qëllime elektorale, dhe kjo është e ndaluar.

Po shumë mund të ndikojnë, kjo periudhë cilësohet zgjedhore dhe ka pas mjaft kohë që qeveria s'ka pas fuqinë juridike ta shfrytëzojë këtë të drejtë për të dhënë ndihma sociale për kategori të ndihmës, ky është emërimi si ndihmë sociale por në një variant tjetër, ndryshe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".