Çipi i Elon Musk për shikimin miratohet në SHBA

  • A.P /
  • 01 October 2024 - 08:30
Çipi i Elon Musk për shikimin miratohet në SHBA

Kompania Neuralink e Elon Musk ka njoftuar se implanti i saj eksperimental që synon rikthimin e shikimit është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA si “pajisje revolucionare”.

Etiketimi i FDA u jepet disa pajisjeve mjekësore që trajtojnë ose diagnostikojnë sëmundjet kritike për jetën. qëllimi është që të përshpejtojë zhvillimin dhe rishikimin e pajisjeve që janë duke u krijuar.

 

Pajisja eksperimentale e quajtur Blindsight “do t’u mundësojë shikimin edhe atyre që kanë humbur të dy sytë dhe nervat optike”, shkroi Musk në  një postim në X.

Neuralink nuk ka dhënë përgjigje për detajet se kur kjo pajisje do të testohet te njerëzit. As FDA nuk e ka komentuar më tej.

Neuralink po krijon një çip që mund të vendoset në kafkë dhe të ndihmojë pacientët me aftësi të veçanta të lëvizin dhe komunikojnë sërish, si dhe të rikthejë shikimin. Pajisja ka një çip që proceson dhe transmeton sinjalet nervore te një kompjuter ose celular.

Deri më tani ajo është vendosur në dy pacientë dhe pritet implementimi i një të treti.

(Kosova Sot Online)