Instagram teston opsionin e ri

  • A.P /
  • 18 February 2025 - 08:38
Instagram teston opsionin e ri

Instagram po teston një opsion “mos pëlqe” për të shprehur pakënaqësi ndaj komenteve. Butoni do të funksionojë vetëm për komentet, jo për përmbajtjen. Platforma po e teston për postimet në Reels e Feed.

Por shefi i Instagram Adam Mosseri qartëson se nuk do të shfaqet një numër për mospëlqimet por do të ndikojë në renditjen e komenteve.

 

“Kjo do t’u japë njerëzve një mënyrë më private për të sinjalizuar se komenti nuk i bën të ndihen mirë. Ne shpresojmë që kjo do të ndihmojë që komentet të jenë më dashamirëse”.

Një zëdhënës i Meta është shprehur për TechCrunch se qëllimi është përmirësimi i komenteve, duke theksuar deklaratën e Mosseri. Opsioni është në fazë prove ndaj butoni është i disponueshëm për një grup të vogël njerëzish. Gjatë procesit, mund të zgjerohet.

Muajt e fundit, Instagram ka njoftuar disa risi si aplikacioni Edits që i përngjan CapCut, zgjatjes së videove Reels në tri minuta dhe ndryshimin e përmasave të postimeve.

(Kosova Sot Online)