Instagram po teston Reels të kyçur me një kod

  • A.P /
  • 15 April 2025 - 08:37
Instagram po teston Reels të kyçur me një kod

Instagram po teston një funksion që mundëson “bllokimin” e Reel-eve me një “kod sekret”, por me një sugjerim (hint). Kjo duket si një mënyrë e re se si krijuesit mund të komunikojnë me ndjekësit, pasi ata mund të ndajnë Reel-e ekskluzive me njerëz që do të dinë me siguri përgjigjen për sugjerimin. Për shembull, një krijues mund të bllokojë një Reel me sugjerimin “ushqimi im i preferuar” dhe ndjekësit do të dinë përgjigjen. Rrjeti social në pronësi të Meta-s po teston funksionin në llogarinë e tij Design dhe ka ndarë një Reel të bllokuar që kërkon nga përdoruesit të fusin “kodin sekret” bazuar në sugjerimin që thotë “first # in the caption”.

 

Hashtagu i parë që ishte i përmendur në përshkrim ishte “Threads”. Pasi të fusin kodin e saktë, përdoruesit mund të qasen në Reel-in që tregon se llogaria Design po nis një profil në rrjetin social Threads. Kjo mund të përdoret nga markat për të reklamuar produkte të reja, ose nga krijuesit që duan të rrisin angazhimin e ndjekësve të tyre. Funksioni i ri është i ngjashëm me mjetin Reveal, i cili u mundëson krijuesve të publikojnë një Story të fshehur, të cilin ndjekësit e zbulojnë duke dërguar një mesazh direkt.

Kompania Meta po zhvillon një version të aplikacionit Instagram për tabletin Apple iPad. Aktualisht, përdoruesit e iPad përdorin vetëm versionin e “përgjatur” të aplikacionit për iPhone, kështu që një aplikacion zyrtar për Instagram do të ishte një hap pozitiv përpara. Por, lind pyetja pse Meta po e bën këtë tani, pasi ka injoruar iPad për më shumë se një dekadë. The Information raporton se përgjigjja ndodhet në situatën e pasigurtë ligjore të rrjetit social TikTok, si dhe në taksat dhe ultimatumet për shitjen e rrjetit social që u imponuan nga presidenti amerikan, Donald Trump.


(Kosova Sot Online)