
Lexoni edhe:
Adelina Ismaili: 'GRUA' është odë për çdo femër kosovare
Pas një dekade funksionimi, YouTube ka vendosur të mbyllë faqen e njohur “Trending” (Në trend), si dhe listën “Trending Now”, duke hapur rrugën për një sistem të ri: YouTube Charts.
Kompania njoftoi se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi në fund të korrikut 2025. YouTube Charts do të ofrojë një mënyrë më të sofistikuar për të ndjekur përmbajtjet më të shikuara, të ndara sipas temave dhe kategorive, përfshirë: videoklipe muzikore, podkaste, trejlerë filmash e më shumë. Përmbajtjet që lidhen me lojërat do të jenë të qasshme përmes seksionit Gaming Explore.
Adelina Ismaili: 'GRUA' është odë për çdo femër kosovareLexoni edhe:
Ky vendim erdhi pasi mënyra e konsumimit të përmbajtjes në YouTube ka ndryshuar ndjeshëm ndër vite. Sot, shumica e përdoruesve orientohen drejt Shorts, videove të sugjeruara nga algoritmi dhe platformave alternative si TikTok – duke shmangur seksionin Trending.
Për më tepër, krijuesit e përmbajtjes kanë kritikuar vazhdimisht listën “Trending”, duke e cilësuar si të padrejtë, pasi ajo shpesh ka favorizuar markat e mëdha dhe përmbajtjet zyrtare, duke lënë në hije autorët e pavarur.
Për të balancuar këtë problem, YouTube ka paralajmëruar edhe mjete të reja për krijuesit:
Inspiration Tab: Përdor inteligjencën artificiale për të sugjeruar ide kreative bazuar në interesat aktuale të audiencës;
Hype: Një funksion eksperimental, që u lejon përdoruesve të përkrahin video të caktuara që më pas shfaqen në një playlist të zgjeruar të përmbajtjeve në trend.
Ndërkohë, YouTube Charts është tashmë aktiv në disa shtete dhe pritet të zëvendësojë përfundimisht seksionin Trending brenda pak javësh.
(Kosova Sot Online)