
Lexoni edhe:
Gjesti kthehet në Pavlan me një porosi thumbuese
Etiketat informative të YouTube, të cilat përdoren për të luftuar dezinformimin dhe për t’u dhënë përdoruesve burime të besueshme mbi tema të ndjeshme, po zbatohen në mënyrë të pabarabartë nëpër Evropë, thotë një raport i ri nga organizata AI Forensics.
Këto etiketa janë panele informacioni që YouTube vendos mbi ose poshtë videove që trajtojnë tema që shpesh përfshihen në teori konspiracioni – si vaksinat kundër COVID-19, ndryshimet klimatike, apo ngjarje historike. Qëllimi i tyre është të drejtojnë përdoruesit drejt burimeve të verifikuara, si Wikipedia, për të ofruar kontekst të saktë dhe neutral.
Gjesti kthehet në Pavlan me një porosi thumbueseLexoni edhe:
Sipas raportit, panelet shfaqen në mënyrë të paqëndrueshme, duke u aplikuar vetëm në disa gjuhë dhe vende. Për shembull, të gjitha panelet janë të disponueshme në anglisht dhe gjermanisht (me përjashtim të një teme), ndërsa në gjuhë si islandishtja, lituanishtja, baskishtja apo katalanishtja, ato mungojnë pothuajse krejtësisht.
“Kjo krijon një situatë të padrejtë, ku qytetarët në disa vende janë më të ekspozuar ndaj dezinformimit,” tha Salvatore Romano, drejtor kërkimi në AI Forensics. “Në vend që të rrisë besimin, kjo sjellje e dëmton atë.”
Raporti gjithashtu kritikon mënyrën se si YouTube i etiketon burimet e lajmeve. Platforma vendos njoftime që tregojnë nëse një media financohet nga shteti, por kjo bëhet në mënyrë të pjesshme. Euronews, që financohet pjesërisht nga BE-ja, etiketohet si e tillë në disa vende, por jo në të tjera si Danimarka, Greqia apo Finlanda.
AI Forensics deklaron se ka kontaktuar me YouTube për të paraqitur gjetjet, dhe se kompania ka pranuar mospërputhjet, por nuk ka ofruar një plan konkret për zgjidhjen e tyre.
Nëse nuk merren masa, organizata paralajmëron se do t’i drejtohet Komisionit Evropian për një hetim të mundshëm për shkelje të Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili kërkon që platformat e mëdha të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë përdoruesit e BE-së sa i përket mbrojtjes nga dezinformimi.
Për të rritur transparencën, AI Forensics ka ndërtuar një mjet publik që lejon përdoruesit të kontrollojnë se cilat tema janë të mbuluara nga panelet e informacionit në gjuhën e tyre.
(Kosova Sot Online)