Ndryshim i madh në WhatsApp po vjen

  • A.P /
  • 04 March 2026 - 08:50
Ndryshim i madh në WhatsApp po vjen

Pas 16 vitesh funksionimi, WhatsApp po teston një nga përditësimet më të rëndësishme në sigurinë e llogarive. Aplikacioni pritet të prezantojë mundësinë që përdoruesit të vendosin një fjalëkalim klasik për hyrje në llogari.

Deri më tani, hyrja në WhatsApp bëhet përmes kodit 6-shifror të dërguar me SMS, një metodë që konsiderohet e cenueshme ndaj mashtrimeve si marrja e paautorizuar e kartelës SIM. Sipas raportimeve, funksioni i ri – i zbuluar në versionin beta për Android – do të shtojë një shtresë shtesë sigurie përmes kombinimit të verifikimit me SMS, PIN-it me dy hapa dhe fjalëkalimit të vendosur nga vetë përdoruesi.

 

Opsioni aktualisht është në fazë testimi për Android dhe pritet të zgjerohet edhe për përdoruesit e iPhone në muajt në vijim. Ekspertët e teknologjisë e vlerësojnë këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e mbrojtjes së mbi dy miliardë përdoruesve në mbarë botën.

(Kosova Sot Online)