Këshillat më të mira për flirt
Flirti, në mënyrë objektive, është diçka e frikshme dhe është e pamundur që gjithmonë të ndiheni thuajse jeni duke bërë atë që duhet ta bëni. Në vijim ju sjellim disa këshilla për flirt më të mirë,transmeton gazeta Kosova Sot.
BËNI KONTAKT ME S
Y Ekzistojnë teknika që janë më të efektshme sesa shikimi i përgjithshëm ndaj personit që e pëlqeni. Studimet kanë treguar se nëse për dy minuta, pa ndërprerje, shkaktoni shikim drejt në sy, kështu e arrini interesimin për njëri-tjetrin.
BUZËQESHJA
Kjo është një nga teknikat universale të flirtit, por ekspertët thonë se kjo ka efekt vetëm nëse e aplikoni në mënyrën e duhur. Studimet tregojnë se meshkujt "bien" në buzëqeshjen e femrës, derisa femrat nuk "bien" në buzëqeshje, por në tipin e mashkullit që duket krenar.
FLIRTONI ME GJYSMËN E SHPIRTIT, EDHE NËSE ËSHTË SERIOZE
Studimet e shumta kanë dëshmuar se si flirti është diçka e shëndetshme për lidhjen tuaj me gjysmën tjetër të shpirtit, e mban lidhjen më të shëndetshme. Flirti midis partnerëve lidhjen e mban pa konflikte.
ARROGANCA JU BËN UNIK
Pa marrë parasysh se sa meshkujt nuk pajtohen rreth dukjes së një gruaje, një grua e tillë gjithmonë shkakton vëmendje. Kështu, nëse keni tatuazh, do të keni vëmendje, kështu që mos tentoni të fshini atë që ju bën më ndryshe.
PËRSOSENI STILIN PERSONAL TË FLIRTIT
Studimet kanë treguar se ekzistojnë disa lloje të tipave të flirtit. Ai fizik, komunikim për seks. Flirti tjetër ka të bëjë me rritjen e vetëbesimit. Flirti i sinqertë ka qëllim që në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë të vihet kontakti me një person. Flirti tradicional ka të bëjë me mashkullin dhe femrën, e rolin kryesor e ka mashkulli.
KUJDES NDAJ ATYRE QË JU RRETHOJNË
Është e lehtë të flirtoni me dikë nëse jeni në një vend plot me njerëz dhe dikush ju jep komplimente, mirëpo jo të gjitha mundësitë për flirt janë të tilla. Ekzistojnë edhe situata delikate: në shkollë apo në zyrë, atëherë duhet të jeni më eksplicit në qëllimin tuaj për të pasur efekt.
KUJDES HAPAT E PERSONIT ME TË CILIN FLIRTONI
Në një moment duhet ta kuptoni nëse sharmi ose flirti po ju shkon në të mirën tuaj apo jo! Një nga mënyrat është t'i shikoni hapat e personit të caktuar. A janë të drejtuara nga ju? Nëse po, kjo është super. Nëse njëra këmbë është nga jashtë, kjo do të thotë se ai person dëshiron të ikë.
KINI QËNDRIMIN TUAJ Nuk keni nevojë për shije prej Shekspirit. Kur nuk mund të thoni diçka me fjalë, kështu është gjuha e trupit. Gjeni veten dhe nisuni në aksion.
(Kosova Sot)
