Gara bëhet “e nxehtë”, njihuni me kandidaten për kryetare bashkie: Do të zgjidh të gjitha hallet tuaja!

  • 24 March 2019 - 12:48
Gara bëhet “e nxehtë”, njihuni me kandidaten për kryetare bashkie: Do të zgjidh të gjitha hallet tuaja!

Një aktore ruse e filmave për të rritur, e cila mori famë pasi mori pjesë në një show të njohur televiziv, ka njoftuar se tashmë planet e saj kanë ndryshuar, dhe se do t’i futet botës politike duke garuar për kryebashkiake në Murmansk në Rusinë veriore.

Elena Berkova i pyeti ndjekësit e saj të Instagramit (dhe votuesit e mundshëm) në rajon rreth problematikave që kanë duke premtuar se ajo sapo të vij në post do t’i zgjidhe ato  menjëherë.

Lajmi për pjesëmarrjen e saj në zgjedhje ka përfshire jo vetëm mediat ruse por edhe ato botërore, ndërsa komentet kanë qenë të shumta, ndër të cilat ato thumbuese për të shkuarën e saj si pornostare.

Kjo nuk është hera e parë që ajo kërkon të kandidojë, pasi edhe më herët kishte tentuar, por duke qenë se ishte 32 vjeçe, ligji rus nuk e lejoi, pasi mosha për të kandiduar duhet të jetë mbi 35 vjeçe.