Seksi dhe pozicionet, si i mendojnë femrat dhe meshkujt?

  • 29 mars 2019 - 12:58
Seksi dhe pozicionet, si i mendojnë femrat dhe meshkujt?

Meshkujt dhe femrat kanë mendime te ndryshme për pozicionimin në seks. Ja disa prej mendimeve që ata kanë për pozicionimet më të njohura gjatë marrëdhënieve seksuale.

Poza “misionare”

Meshkujt mendojnë se është një pozë bazike por që nuk jep shumë kënaqësi pasi është shumë e zakonshme dhe mungon kreativiteti. Ndërkohë femrat e pëlqejnë këtë pozicion pasi mund të ledhatojnë mashkullin e tyre dhe ta shohin atë në sy që është shumë e rëndësishme për to.

Pozicioni “i qenit”

Sipas meshkujve, ky është një ndër pozicionet e tyre të preferuara dhe që ju jep atyre kënaqësinë maksimale. Edhe femrat e pëlqejnë këtë pozicion pasi i eksiton dhe nga ana tjetër është shumë komod dhe mund të shijohet thuajse në çdo situatë, edhe kur koha është e kufizuar.

Pozicioni “femra sipër”

Meshkujt e pëlqejnë pasi ndihen të relaksuar dhe të përkëdhelur. Vetëm se ata ankohen se shpesh është e vështirë që femrat ti zbresësh “poshtë” pas kësaj poze. Ndërsa femrat e kanë këtë pozë ndër të adhuruarat, pasi kanë një kontroll total të lëvizjes dhe marrin maksimumin e kënaqësisë.

Pozicioni “luga”

Ky është një pozicion i favorshëm sidomos për mëngjes apo për orët e vona të natës kur të dy partnerët janë shumë të lodhur. Është i këndshëm, i ngadaltë dhe ju jep kënaqësi të dy partnerëve.

Seksi anal

Pavarësisht legjendave se meshkujt e pëlqejnë shumë seksin anal, jo gjithmonë është e vërtetë, ose të paktën kështu është për ata që ende mund të mos ta kenë provuar. Meshkujt sforcohen shumë ndërkohë që shumë femra pranojnë se është i dhimbshëm dhe parapëlqejnë seksin normal.

(Kosova Sot)