Ngjarje e vërtetë: E shita veshkën për ta shpëtuar të dashurin (7)

  • 02 April 2019 - 15:21
Ngjarje e vërtetë: E shita veshkën për ta shpëtuar të dashurin (7)

Jeta kishte dashur të jetë më ndryshe. Ishte arkitekt i suksesshëm dhe në Munih kishte shumë miq. Ju ka lënë banesë në Munih, një pushimore te liqeni dhe shumë të holla në llogari. Po ashtu, ju ka lënë këtë letër lamtumire, për të cilën më ka lutur që t'jua dorëzoj - më tha, e më pas ma dorëzoi letrën e babit. Po e shikoja derisa lotët po i rrëshqisnin nëpër faqe. Gjithë jetën time kam mbyllur sytë dhe kam ëndërruar të atin tim, e edhe ai po ashtu kishte ëndërruar që të më kishte pasur afër. Po lexoja atë që kishte shkruar dhe zemra po më pëlciste prej pikëllimit, por edhe nga fati pasi që kisha pasur dikë, i cili kishte menduar për mua, megjithëse këtë nuk e kam ditur. Fjalët e tij ishin kaq të bukura dhe prekëse dhe vetëm duke u bazuar në letër e kam ditur se në të dy do të mund të kalonim shumë mirë edhe pse nuk kishim mundësi për t'u takuar. - Për pak jam vrarë, kur më keni lajmëruar përmes telefonit - mezi ia thashë, e më pas asaj ia kam treguar jetën time. Edhe pse nuk e kam njohur, në një mënyrë kam ndier se mund t'i besoj.

Ajo më ka përqafuar dhe kemi qarë së bashku, derisa ajo po më dëgjonte mua. - Më vjen mirë që kam ardhur në momentin e duhur dhe kam ndërprerë vetëvrasjen tuaj. Më nuk keni arsye për brengë. Babai jua ka siguruar të ardhmen. Duhet që sa më parë të vini me mua në Munih. Kam dëgjuar propozimet e saj dhe disa ditë më pas kam udhëtuar në banesën e të atit. Kurrë nuk kam qenë në ndonjë banesë më mirë të rregulluar. Secila imtësi ishte në vendin e duhur dhe po përputhej me enterierin. Jam ndjerë si princeshë nga përrallat. Ajo më ka dërguar edhe te shtëpia verore në liqen. Me ndihmën e saj arrita deri te trashëgimi i madh që ma kishte lënë babai. - Atëherë, cilat janë planet tuaja, kur je një femër e fuqishme - më pyeti ajo derisa po pinim çaj. - Nuk e di, ende nuk po mund të mësohem me gjithë këto. Do të dëshiroja që edhe pak të rri në banesën e tij për të kuptuar më shumë për të dhe për ta respektuar. - Përse nuk rri këtu? Munihu është qytet i bukur. Ndoshta do ta gjesh edhe dashurinë - më pyeti, e unë për meshkujt kishte kohë që nuk mendoja. Petriti edhe më tutje ishte numri një për mua. Dhe jo vetëm kaq, ai ishte për mua mashkulli i vetëm derisa ishim gjallë - po mendoja. Shoqërimi me të më jepte më shumë forcë, por edhe energji për jetën. Prej saj kam menduar se si nga aspekti pozitiv ta vëzhgoj botën dhe njerëzit në të. Më ndihmonte kur kisha nevojë dhe mund të mbështetesha te ajo. Me ditë kam shikuar nëpër shtëpinë e tij. Në fillim jam ndier si furacake dhe kisha frikë t'i hapja të gjitha dyert, por sa më shumë që e njihja, aq më i afërt bëhesha me të.

E kam kuptuar se kisha shumë tipare të tij dhe kryesisht ishin të mira. Shpeshherë i kam shkuar te varri, në mendime, derisa po bisedoja me të. Pa marrë parasysh se sa e pazakontë tingëllon, më dukej se përgjigjet e tija po i dëgjoja në kokën time. Dhe, pasi nuk bënte ndryshe, isha e lumtur që e kam njohur, madje edhe pas vdekjes. Ndoshta kështu jeta më doli në ndihmë. Pas një muaji që isha në Munih, duhej të merreshin vendime. Ende nuk e dija se çfarë do të bëj me pasurinë, dhe një ditë jam nisur për të blerë. Për të parën herë në jetën time kam shkuar nëpër qendra tregtare, kam provuar rroba të ndryshme dhe kam blerë gjithçka që më ka pëlqyer. Nuk ishte ndjenjë e keqe. Dhe derisa p mbaja valixhet, m'u duk se po dëgjoja një zë të njohur. (vijon) BOX: Shpeshherë i kam shkuar te varri, në mendime, derisa po bisedoja me të. Pa marrë parasysh se sa e pazakontë tingëllon, më dukej se përgjigjet e tija po i dëgjoja në kokën time (vijon)

(Kosova Sot)