Tragjike, 22-vjeçarja humb jetën pasi loja e seksit shkoi keq

  • 11 April 2019 - 15:49
Tragjike, 22-vjeçarja humb jetën pasi loja e seksit shkoi keq

22 vjeçarja ishte duke qëndruar në Ramada La Palma au Lac në Locarno, në Zvicër, sipas mediave lokale. Stafi në hotel u alarmua pasi të klientët e tjerë thuhet se dëgjuan britma nga dhoma e saj.

Edhe pse stafi i hotelit ka sjellë ndihmën e parë, nuk mundën ta mbanin gjallë të renë.

Pas arrestimit të të dashurit të saj mësohet se ai ka deklaruar në polici se gjendja e saj u përkeqësua gjatë një loje seksi që po bënin.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se ajo humbi jetën si pasojë e asfiksisë, ndërsa po ashtu, në trup kishte fraktura të vogla si dhe prerje të lehta.

(Kosova Sot)