Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (90)

  • 23 April 2019 - 15:34
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (90)

"Oh? Çfarë është kjo Ryan?! Ke nevojë për mua? Unë do të jam pikërisht këtu". Ajo papritmas bëri një kthim rrotull Henry-t dhe më pas u zhduk. "Çfarë", pëshpërita unë. Stomaku im u lidh nyje. Po mbahesha kaq fort për jastëk dhe isha kaq shumë i sigurt se gjërat do të rrëzoheshin si pasojë e presionit tim. I mbylla sytë për pak, në tentim për t'i kontrolluar mendimet e mia. "Çfarë po mendon me atë se ajo është në rehabilitim"? Këmba e Henry-t u fundos në dyshemenë me tepihë e me secilin hap që bënte po afrohej drejt meje. "Ajo kishte filluar të pinte shumë më shumë, pasi që e kishte zbuluar se Gabby ishte e sëmurë". "Ajo pijen e kishte nën kontroll", pëshpërita unë. Koka e tij u soll. "Jo. Ajo nuk e kishte nën kontroll. Në funeral, ajo më kishte thënë se po regjistrohej në një program që do të zgjaste tre muaj. Del nga aty diku në Kërshëndella. Ashlyn, ardhja jote këtu nuk ka asgjë të bëjë me nënën tënde e cila nuk të dëshiron. Ishte ideja e Kim-it, sepse ajo ka dëshiruar që të jetë në gjendje të jetë prindi që e ke merituar". Një fije zemërimi më kaploi mua. "Pra, dërgimi im te një person që nuk e di as vendndodhjen e tij ishte zgjedhja e saj?! Kam mundur të rri me Jeremy-n! Ai është më shumë për mua baba sesa që ti ke qenë ndonjëherë për mua"!

E kam shijuar-aromën brutale të fjalëve të mia. Unë e kam rrejtur veten time se ju kam bërtitur te Henry, por ai ishte i vetmi aty. Dhe, gjithmonë kishte qenë kaq e lehtë për ta fajësuar atë për dështimet e mija në jetën time. Henry kishte pastruar fytin e tij me një kollë, derisa ishte përpirë me vështirësi. "Sa qesharake që është. Ti u je lutur njerëzve që të flasin me ty, që të pranojnë sepse tashmë je i rritur. Më pas kur ke depërtuar në rrethin real të të rriturve, je futur në trupin e asaj pesë vjeçes që ke mohuar të jesh". E kam ditur se ai kishte të drejtë, por se e kam rrejtur idenë që ai të ketë të drejtë. Unë isha po ajo vajza pesë vjeçare dhe e lënduar. Secili mendim që po më sillej nëpër kokën time, kishte të bënte me lëndimin e Henry-t. Sepse ai më lëndonte duke pasur të drejtë. Unë nuk dëshiroja që ai të kishte të drejtë! Unë dëshiroja që ai të ishte babai i rraskapitur për vdekje që do të largohej! "Së paku unë nuk jam mashtrues"! Sytë e tij shkëlqyen dhe ai ngeci prapa i shtangur. "Je e dënuar". Fjalët e tij nuk kishin kuptim për mua. A mund të më dënonte ai?

A e kishte atë të drejtë? "Unë po dal sonte". I kam kryqëzuar duart rreth gjoksit tim, duke qëndruar drejtë. "Jo. Nuk do të dalësh. Për aq kohë sa jeton këtu, do t'i ndjekësh rregullat e mija. Jam lodhur me këtë Ashlyn"! Zëri i tij ishte i lehtë. "Jam lodhur me këtë qëndrim. Jam lodhur me fajin. Jam lodhur me gjithçka. Po, unë nuk isha aty për ty kur ishe e re. Unë nuk isha aty kur kishte më së shumti nevojë për ty. E kam prishur punën. Por pikërisht tani? Pikërisht tani, nuk po flet mua në mënyrën si dëshiron. Pikërisht tani, unë jam kryesori". "Por". "Nuk ka por. Për javën e ardhshme, do të shkosh në kishë, do të shkosh në shkollë dhe do të kthehesh në shtëpi. Do të pastrosh dhe do të mësosh. Fundi i tregimit. Darka është me orar". (Vijon)

(Kosova Sot)