Studimi i ri do t’ju befasojë: Ja çfarë u ndodhë nëse bëni seks para gjumit

  • 24 April 2019 - 18:22
Studimi i ri do t’ju befasojë: Ja çfarë u ndodhë nëse bëni seks para gjumit

Në vazhdimësi jemi duke kërkuar gjumë të mirë gjatë natës. Nga më pak kohë në ekran, deri te ushqimi i mirë dhe më pak kafeinë, i kemi tentuar të gjitha. Por po dalin mënyra më të mira dhe të kënaqshme për t’i mbyllur sytë është për të pasur seks.

Sipas studimit më të ri, seksi para gjumit ka përmirësuar në përgjithësi cilësinë e gjumit. Hulumtuesit nga “Central Queensland University” kanë anketuar 800 meshkuj dhe femra për jetën e tyre seksuale. Është zbuluar se për 59 për qind të femrave dhe 68 për qind të meshkujve, seksi para gjumit ka ndihmuar të flini më mirë.

Por, jo secili seks e bën këtë. orgazmi ishte i rëndësishëm për një natë të qetë te 68 për qind e femrave dhe 74 për qind e meshkujve. Michele Lastella thotë: “Në mënyrë specifike, një numër i madh i meshkujve ka raportuar se kishin gjumë dhe cilësi më të mirë të gjumit pas seksit me partnerin e tyre” megjithëse nuk ishte studiuar më shumë në këtë temë të veçantë, Lastella beson se ’ orgazmi’ mundet të ketë lidhje këtu.  

Rreth 91 për qind e meshkujve arrijnë O-në e madhe duke pasur seks heteroseksual në krahasim me 64 %për qind të femrave, sipas “National Survey of Sex and Behaviour”.

(Kosova Sot)