Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (94)

  • 27 April 2019 - 15:54
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (94)

Randy kishte rrudhur sytë e tij me ngjyrë si të shpellës ndërsa që buzët i kishte bashkuar. "Ashlyn, a je mirë, a është gjithçka në rregull? Po dukesh thuajse do të bjerë të fikët". Gjunjët e mi pothuajse më lëshuan, por se e kam vendosur dorën në dollapin e librave për të ruajtur ekuilibrin. "Mirë jam". Ai kishte drejtuar gishtin drejt daljes nga libraria. "Mundem që të dërgoj deri në shtëpi nëse ke nevojë për këtë"? "Jo, në rregull jam". Kam shikuar përreth, duke u ndjerë në mënyrë ekstreme në ankth. Atij i dhashë edhe një buzëqeshje të rreme. "Më duhet të nisem". "Po, tha ai, derisa po mbante librat e tij. "E dhe unë gjithashtu. Keni një shfaqje sonte. Kujdesu për veten, në rregull"? Kujdesu. Po, natyrisht. Ia kam mësyrë shtëpisë së Henry-t rreth orës katër e gjysmë pasdite, i kam rrudhur sytë kur e kamë parë se po qante Hailey në shkallë, përderisa Ryan po endej në lëndinë në borë. "Çfarë po ndodh këtu", pyeta me zë të lartë, derisa po afrohesha edhe më afër shtëpisë. Ryan qeshi kur e pa se po i afrohesha. Ai ngriti duart e tij lart në ajër me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij. "Unë jam një statik që eci", bërtiti ai, duke ardhur pranë meje. I dhurova një buzëqeshje të vogël, duke mos e ditur se çfarë po fliste ai, por duke më pëlqyer mënyra natyrale e shprehjes.

"Si po mendon", e pyeta, duke e shikuar derisa kërcente poshtë dhel lart. Mi morri duart e mija me të vetat dhe më sillte rrotull, duke më shtyrë të kërcej lart dhe poshtë. Nuk mund t'i ndihmoja por qeshja. "Ma thuaj çfarë dreqin po ndodh Ryan"? "Nëna ime ma ka kontrolluar telefonin dhe ka shikuar porositë e shkruara. Ta hajë dreqi! Ajo më ka mallkuar, është lutur për mua dhe më pas më ka përzënë. Unë i kam vetëm tetëmbëdhjetë dhe më duhet të jetoj në veturën e motrës"! Ai buzëqeshi dhe iu kthyer Hailey, e cila po i fshinte sytë. "Të faleminderit edhe një herë për çelësat Hailey".

Buzëqeshja m'u ndal dhe ai vazhdonte. "Oh Zoti im Ryan, kjo nuk është për të qeshur…". "E di, e di! Por nëse ndaloi të qeshurat, do ta kuptoj se sa e prishur është puna. Ndoshta më ndalon frymëmarrja, e sa herë dikur kam dashur që kjo të ndodhte". Buzëqeshja e tij po vazhdonte, por e shikoja frikën te ai, dhimbja po i vërehej në dritë. Një buzëqeshje e pikëlluar doli nga buzët e mia dhe qesha edhe unë. "Nuk po shkojmë në ndejë", ju thashë dhe u ula në ulësen e shoferit të veturës së Hailey. "Oh natyrisht se po shkojmë", u përgjigj Ryan. "Jo, nuk do të shkojmë". "Nëna më ka përzënë nga shtëpia e saj-po shkoj në ndejë sonte". Hailey erdhi në veturë me një valixhe me disa nga gjërat e tij. "Vetëm kam marrë disa rroba. Sepse kjo duhet të përfundojë". Ajo bëri një pauzë, më shikoi mua dhe më pas Ryan-in. "E gjithë kjo duhet të ndalojë, të marrë fund, në rregull"? (vijon)

(Kosova Sot)