Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (104)

  • 10 May 2019 - 13:34
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (104)

Para saj, as që e dija se çka ishte jeta. Pas saj, nuk di çka është vdekja. Trupat tanë arritën nirvanën disa herë gjatë asaj nate. Bëmë dashuri në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme. Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi në botë. Të gjitha problemet tjera dukeshin më të zbehta atë natë të ftohtë të dhjetorit. Vazhdova që ta doja zonjën Jennings derisa sytë nuk na u mbyllën nga lodhja.

Më pas, vazhdova që ta doja atë në ëndërr. KAPITULLI 29 Do të të shkruaj kur të jesh e vetmuar, Nëse do të më shkruash kur të kem frikë. Dhe, do të vazhdoj të të dua edhe pasi që të shkatërrohet bota. Dashuria jonë jeton. Nuk vdes kurrë. Fluturon gjithmonë, gjithmonë. "Romeo's Quest" Më pengonte dielli i fortë. Dita nënkuptonte se duhej të ballafaqohemi me realitetin. Nuk isha e sigurt se isha e gatshme për një gjë të tillë. Trupi im lakuriq lëvizi lehtazi nën çarçafë dhe i mbylla sytë edhe një herë. Lejova mendjen time që ta mbante natën e kaluar me Danielin.

Sa të sigurt më bënte ai që të ndihesha. Sa lehtësuese që ishte dashuria e tij. Më zgjoi zëri i celularit, që tregonte se më kishte ardhur një mesazh. I hapa sytë. Ai ishte ende aty. Ishte ndjenjë e mirë ta dije se ai ishte ende aty, duke fjetur në paqe. Për ca momente, vetëm vrojtoja frymëmarrjet e tij. celulari im lëshoi një zë, duke ma bërë me dije se ishte fikur. I kishte mbaruat bateria. Duke kërkuar me dorë në komodinën afër shtratit, gjeta kutinë e cigareve të rreme të Ryanit. Më pas e mora celularin tim me një kujdes të madh. E futa në rrymë dhe e ndeza.

E hapa mesazhin. Nuk mund ta mblidhja veten për ta lexuar. Celulari diçka nuk mbushej dhe lëshoi përsëri zilen që tregonte baterinë e zbrazur. "Daniel, zgjohu", i thashë duke pëshpëritur, por ai nuk lëvizi fare. "Daniel", i bërtita më shumë. "Zgjohu"! Danieli u kthye dhe më pa duke u dridhur, me kutinë në dorë. E dija se nuk duhej t'i shikoja mesazhet, por nuk munda pa e bërë këtë. Kisha frikë. Trupi i tij u dridh kur ai vërejti shqetësimin në sytë e mi. "Çka ndodhi?" "Diçka nuk është në rregull", pëshpërita unë. Dridhjet u shtuan dhe frika u thellua. "Zemër…", më tha ai duke m'i vendosur duart në supe. "Fol me mua". "Shikoje celularin tim", e luta. Ai u zgjat përmbi trupin tim dhe e mori celularin. Ai e hapi atë dhe pash sesi me sy analizonte fjalët. "Ke mesazhe nga Henry dhe Rebecca". "Mi lexo, të lutem"! "Ash, Rebecca ju fton të dyve që të ktheheni në shtëpi", tha ai. "'Ash, ku je?'" Ai pauzoi. "'Ashlyn jam Rebecca. Të lutem, thuaji Ryanit që të kthehet në shtëpi …'" Pushoi përsëri. "'Pse nuk përgjigjesh në telefon? Të lutem! Të kam thirrur 15 herë. Ma kthe djalin në shtëpi, të lutem …'"

Ai pauzoi. "'Ashlyn, a je mirë? Jemi të shqetësuar…'" Mesazhet vazhdonin me këto fjalë. Rebecca donte që ai të kthehej në shtëpi. Me gjasë paska vërejtur gabimet që i ka bërë. Por, çka nëse tani do të jetë tepër vonë për një gjë të tillë? "He's gone," I cried, the box shaking in my fingers. Daniel vazhdonte që të më shikonte, duke analizuar reagimin tim. Ai m'i ledhatoi flokët dhe më puthi në ballë. Nuk mund të isha optimiste. (vijon) 

(Kosova Sot Online)