Shenjat e Horoskopit që janë “ekspertë” në puthje

  • 30 maj 2019 - 08:18
Shenjat e Horoskopit që janë “ekspertë” në puthje

Astrologët kanë përcaktuar se shenjat e Horoskopit që vijojnë si më poshtë, janë ekspertë në puthje.

Njihuni me karakteristikat e tyre.

Dashi

Një Dash di si t’i shijojë momentet intime në çift. Si shenjë zjarri, njerëzit që i përkasin kësaj shenje, duan të guxojnë për të arritur kënaqësi në jetën e tyre seksuale. Sipas ekspertëve, renditen si një ndër shenjat që puthin më mirë.

Demi

Si shenjë e tokës, njihen si më sensualët. Ata janë të mirë në shtrat dhe duan t’i shijojnë gjërat sa më shumë. Një Dem nuk bën asgjë nëse nuk e ndjen vërtetë.

Akrepi

Njihet si shenja më pasionante e horoskopit. Jeta seksuale ka shumë rëndësi për ta. Mesa duket edhe puthin më mirë nga shenjat e tjera. Detajet kanë rëndësi për ta, kur bëhet fjalë për jetën seksuale. Natyra e tyre përshtatet mirë me dikë që di si të ndezë pasionin me anë të puthjes.

(Kosova Sot Online)