Rrëfimi i 29-vjeçarit: U deha dhe bëra seks me shoqen e të dashurës, tani ajo po del me…

  • 05 qershor 2019 - 11:19
Rrëfimi i 29-vjeçarit: U deha dhe bëra seks me shoqen e të dashurës, tani ajo po del me…

Tradhtova të dashurën time me shoqen e saj më të ngushtë. Ishim të dy të dehur kur përfunduam duke bërë seks e në atë kohë dukej si argëtuese, por tani ndihem shumë fajtor.

Kështu e nis letrën një 29-vjeçar drejtuar psikologes të “The Sun”:

E dashura ime dhe unë, jemi të dy 29 vjeç dhe kemi 5 vite të lidhur. Kur nisëm të dilnim bashkë unë isha i papjekur dhe i pavendosur, kështu që shpeshherë e kam tradhtuar.

Por më pas ndryshova dhe isha i bindur se ato ditë i kisha lënë pas. Muajin e kaluar ne ramë dakord që të planifikonim dasmën tonë.

Por të enjten mbrëma, një shok i grupit tonë po festonte 30-vjetorin e lindjes dhe vendosëm që të dilnim për të pirë diçka. Atë natë të gjithë u dehëm dhe pasi klubi u mbyll shkuam te shtëpia e një prej vajzave.

E dashura ime nuk ishte pasi kishte për t’u zgjuar herët ditën tjetër për një intervistë pune, dhe nuk mund të rrezikonte të vonohej apo të shkonte e papërgatitur.

Unë dhe shoqja e saj filluam duke biseduar, por joshja e ndërsjellë apo alkooli, na bëri që të përfundonim në një nga dhomat e gjumit duke bërë seks shumë të kënaqshëm.

Një tjetër erdhi në dhomë duke menduar se ishte bosh dhe na pa ne të dyve në shtrat. Ai i tha një tjetër shoku dhe kështu u përhap lajmi.

E dashura ime e dëgjoi disa ditë më vonë punën e tradhtisë dhe u nevrikos keq. Unë e mohova atë duke thënë se isha duke fjetur.

Fillimisht ajo më besoi, por më pas miqtë e saj i thanë se isha duke e gënjyer, e tani ajo dëgjon fjalën e tyre.

Ajo tani del me mikun e saj më të mirë dhe me mua nuk dëshiron që të flasë më. I kisha premtuar vetes se do të isha besnik dhe tani ndihem shumë keq me veten tim.

Kam një djalë tetë vjeç nga një marrëdhënie e mëparshme, çfarë do të mendonte ai për babanë që sillet në këtë mënyrë?

Përgjigja e Diedre:

Sigurisht që ju keni bërë një gabim të madh duke bërë seks me shoqen e saj më të mirë, por a është thjeshtë një rastësi që ndodhi pikërisht kur ju po fillonit planifikimin për dasmën tuaj?

Si ishte jeta juaj familjare si fëmijë? Ishte babai yt i vendosur dhe i besueshëm, apo ai e mashtrointe nënën tënde apo u zhduk nga jeta juaj?

Ndoshta nuk ke asnjë model në mendjen tënde të një njeriu që është i vendosur  në një marrëdhënie.

Tregoi të dashurës tënde se ndihesh shumë keq dhe fajtor, dhe se keni ndërmend të shqyrtoni pse e keni bërë një gjë të tillë. Gjithashtu sigurojeni atë që një gjë e tillë nuk do të përsëritet kurrë.

Madje sigurohuni që të jeni edhe një shembull i mirë për djalin tuaj. Takojeni atë rregullisht dhe kaloni sa më shumë kohë bashkë. Gjej aktivitete që mund t’i bëni bashkë e të argëtoheni. Bëhu babai shembullor që ai ka nevojë.

(Kosova Sot Online)