Roman dashurie: Mbrojtësi (2)

  • 10 qershor 2019 - 15:25
Roman dashurie: Mbrojtësi (2)

KAPITULLI 2:

Kur Ganja është kthyer, Valdetja përsëri ishte në të njëjtën fazë të jetës. Ka biseduar me pronaren e librarisë në të cilën kishte punuar para se të shkonte në Maltë dhe ia kishte dalë ta kthente prapë punën e vjetër. Edhe pse kishte dashur ta përfundonte fakultetin e drejtësisë, pas vdekjes së prindërve këtë nuk kishte mundur t'ia lejonte vetes. Ganja kishte pagë të mirë, por jo mjaftueshëm që motrës së re t'i paguante studimet. Kur motrat janë puthur, Valdetja po ziente kafenë dhe po fliste për të gjitha që i kishte përjetuar në Maltë. Ganja po e dëgjonte me vëmendje, duke mos fshehur befasinë shkaku i disa veprimeve të habitshme të mor5ës së re. - Ti ke luajtur? A je e sigurt se nuk po ëndërron?

- Luajtur se çfarë! - E përse nuk vepron kështu kur dalim? - Kjo është diçka tjetër. Malta është vend më i relaksuar. Atje ka liri më shumë. - Mos më fol ti mua për Maltën, kam qenë atje disa herë. Kam menduar se kurrë nuk do të dalësh nga lëkura jote. - E sheh sa kam dalë. E ti çfarë ke bërë? - Kam bërë shaka, si gjithmonë. - Ndonjë lloj i ri? Ganja po buzëqeshte. - Se çfarë mendove, aq sa të do zemra. E ti, a ke gjetur dikë në Maltë? - Një italian. Vetëm jemi puthur. - Këtë edhe kam mundur ta qëlloj. Nëse vazhdon të jesh kështu e rezervuar ndaj meshkujve, përsëri do harrosh veten. Në këtë moment cingëroi telefoni i Ganes. Shoqet e kanë ftuar në argëtim. Natyrisht, ka pranuar menjëherë dhe ju ka premtuar të takohen pas një ore, sa të rregullohet. Kur e ka ndërprerë lidhjen, e ka ftuar edhe Valdetja që t'i bashkohet. - Nuk do doja, e di ti se kjo shoqëria me shoqet tua nuk më pëlqen. Vetëm flasin për djemtë. Ganja ia bëri me dorë.

- E për çfarë tjetër? Për filozofinë e jetës? Si të duash. Rri në shtëpi po deshe dhe ngulja sytë ekranit. Unë po shkoj të bëhem gati. Valdetja kishte vërejtur se si Ganja me hapa të mëdhenj ia kishte mësyrë banjës. Ia kishte lakmi trupit të saj. Këmbët e saj ishin të gjata dhe vitale, të ndërtuara mire, kishte gjoks të vogël dhe flokë të hatashëm. Që të dyja kishin sy të kaltër, por se asaj i dukeshin se sytë e saj ishin më të bukur. Valdetja ishte e vetëdijshme për mangësitë e veta. Kishte ijë të theksuara shumë, gjoks të madh që gjithmonë dëshironte ta fshihte nga shikimet e të tjerëve, ndërsa që flokët i kishte të shkurta. Nuk ishte e dhënë edhe aq shumë pas grimit. Tatuazhin në shpinë e kishte bërë si pasojë e një zemërimit gjysmë viti pasi që ishte ndarë nga i dashuri i saj. E tash ajo kishte turp edhe nga ai tatauzh që e kishte. /vijon/

(Kosova Sot Online)