Ngjarje e vërtetë: Dashuria e fshehur nën vello (1)

  • 10 June 2019 - 15:29
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e fshehur nën vello (1)

Para dy ditësh jam kthyer nga Afganistani dhe pak a shumë jam ndier i humbur. Atje isha për tre muaj dhe kjo nuk ishte aspak mirë. Isha inxhinier në një kompani ndërkombëtare e cila gjithë botën po e furnizonte me naftë dhe me derivate të naftës dhe kjo nuk ishte hera e parë se isha gjendur në zona të luftës, por kjo herë ishte paska më e vështirë se herëve tjera. Tre muaj kam fjetur me revolen nën jastëk dhe isha me nerva. Në kompanitë e huaja disa nga banorët nuk po shikonin me qëllime të mira dhe duke u kthyer në shtëpi, kam bërë plane të më dërgojnë në vende më të qeta të punës, ndoshta në ndonjë qytet në Evropë. Dëshiroja që të rrija i ulur në zyrë, i veshur me kravatë, të kam ditë të lira dhe t'i shijoj festat.

Natyrisht, e kam ditur se porsa të shërohem nga stresi, përsëri do të udhëtoj. Kjo ishte tani jeta ime dhe isha i sigurt se mund t'i përshtatem përditshmërisë. Kjo tani ishte jeta ime dhe po mendoja të shkoj për një piknik kur cingëroi telefoni, kur kam dëgjuar zërin e mikut tim, Alenit. - Gëzim, përfundimisht je kthyer! Si je? A është gjithçka në rregull? - Po, shkëlqyeshëm, e si je ti? - Kurrë më mirë! Të kam thënë se jam martuar, apo jo? - Po, herën e fundit kur kemi folur, më duket vitin e kaluar. - Saktë, ke udhëtuar diku në Lindje, nuk më kujtohet se ku . . . - Në Rusi. Atje isha për gjashtë muaj. - E prej ku po vjen tani - nga Afganistani. Aleni lëshoi një zë. - Uhhh, sa rrezik që është atje, apo jo? Qesha thartë. - Varet se si e shikon këtë, e dikur edhe mësohesh. - Kur udhëton sërish? - Nuk e di, për nja dy apo tre javë.

- Atëherë duhet të takohemi dhe mos thuaj gjë, nuk pranoj asnjë arsyetim. Më duhet të njoftoj me Meriten, gruan time dhe vajzën time 13-vjeçare, Medinën, e cila është shumë e ëmbël, do ta shohësh. Aleni dhe unë së bashku kemi studiuar dhe kemi diplomuar, por derisa është punësuar në një zyrë në një fabrikë në Prishtinë, unë kam filluar ta pushtoj botën. Rezultati ishte se ai kishte shtëpi, një këst mujor të kredisë, një grua që pëlqente fëmijët. E unë kisha nerva të rrënuara, një llogari në bankë për të cilën shumica ma kishin lakmi dhe një pagjumësi kronike. A jam ndjerë shkaku i një vlerësimit më pak me vlerë? Aleni, duke mos e ditur se për çfarë po mendoj, po vazhdonte ta planifikonte takimin tonë: - Si thua të darkojmë të katër? Sonte kemi mbrëmje të lirë. Vjen edhe një mike e gruas time, ndërsa që Medina rri në shtëpi me gjyshin dhe gjyshen. Do të dalim për darkë, ndoshta më vonë edhe në diskotekë, asgjë të veçantë. Më pëlqeu ideja e tij dhe kam pranuar. U morëm vesh për ora tetë në mbrëmje para shtëpisë së tij. Në ora tetë kam dalë nga vetura dhe pashë Alenin, derisa po hapte krahë drejt meje. Pranë tij ishte një biondinë e bukur që po buzëqeshte. Jemi përqafuar, më pas u njoha me gruan e tij Meritën, i cili nuk ndalonte të fliste, i lumtur dhe buzëqeshur si gjithmonë. - Mikja e Meritës po priste në restorant. Tani në shpejtësi do t'i tregoj fotot e Medinës, por duhet të vish te ne për darkë dhe të bindesh sa e bukur është. Çfarë të them, jam i dashuruar në vajzën time. Restoranti nuk ishte larg dhe kur i jemi ofruar tavolinës tonë, aty kishte qenë e ulur një grua. U ngrit të na përshëndetë. E di se nuk jam dukur mirë, sepse takimi me të për mua nuk ishte aspak i këndshëm. /vijon/

(Kosova Sot Online)