Roman dashurie: Mbrojtësi (3)

  • 11 qershor 2019 - 15:45
Roman dashurie: Mbrojtësi (3)

Pas një ore u shfaq Ganja me një palë xhinse tepër të ngushta dhe një pallto, dukej fantastike. - Si po dukem? - Je tepër e bukur. Por shpejto, se do të vonohesh. - Do të më presin ato mua. Shihemi. - Kalo mirë. - Natyrisht se do të kaloj mirë. Ndoshta i sjell këtu shoqet më pas, kështu që kur ka zhurmë mos u frikëso. - Jam mësuar. Porsa ka dalë Ganja, Valdetja ia ka lëshuar sytë. Kapitulli 3 Në librari nuk kishte tollovi. Tre njerëz, të dhënë pas titujve, ecnin aty-këtu. Valdetja ia kishte ngulur sytë rrugës derisa po binte shi. - Më falni, e keni "Çfarë mendojnë meshkujt rreth seksit", nga Mason? Kam kthyer shikimin nga dritarja dhe shikova sytë e gjelbër. Një mashkull i gjatë në veshje moderne, i bukur thuajse kishte dalë nga reklamat dhe dëshironte të blinte një libër. Ia kisha lakmi sa mirë ishte i qethur dhe se gjithë libraria kishte aromën e parfumit të tij.

Një klient si ky, nuk vjen edhe shumë shpesh. Zakonisht vijnë për të blerë një libër për t'ia bërë dikujt dhuratë. - Vetëm po e shikoj. Në kompjuter ka shkruar emrin e autorit dhe derisa po priste rezultatet e kërkimit, duhej të bënte pak shaka: - Besoj se e dini çfarë mendojnë meshkujt për seksin. Më habit se nuk kërkoni ndonjë libër tjetër, të themi, çfarë femrat mendojnë për seksin. - Nuk është për mua. Dhurata është për një femër. - A, ashtu … Qeshi me kënaqësi sepse ia kishte qëlluar se cilës kategori të blerësve ju takon ky mashkull i hijshëm. - Për fat të keq është shitur. Nuk e kemi. - Mirë, ju faleminderit. Buzëqeshi dhe ia mësyu daljes. Së paku ishte i këndshëm dhe na falënderoi për mundin e bërë.

Shumë blerës nuk janë kaq mire të edukuar. E kishte shikuar derisa kishte hyrë në veturën e parkuar para librarisë. Kishte menduar se si do ta dëshironte një mashkull si ky, në veshje të mire, të buzëqeshur, madje edhe nëse blen një libër për dhuratë. Ajo përkundrazi, tërhiqte meshkujt e tjerë, ata që thonë se veshja për ta nuk ka rendësi, sepse kanë vlera tjera. Më së shumti e dashuronin meshkujt me flokë të gjatë dhe aspak të rregulluar, filozofë të jetës, shpeshherë alkoolist ose në droga të lehta. Shkaku se kishte flokë të shkurtër edhe ajo dukej se ishte e një ambientit të ngjashëm. Me një veshje si të saj, me xhinse të gjera dhe me xhemper të trashë, kurrë nuk do ta tërhiqte një mashkull si atë. /vijon/

(Kosova Sot Online)