Ngjarje e vërtetë: Dashuria e fshehur nën vello (2)

  • 11 June 2019 - 16:16
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e fshehur nën vello (2)

Si e para, ishte më e gjatë se unë, e unë isha rreth një metër e nëntëdhjetë. Veshur kishte pantallona të gjerë të hirtë dhe një pallto të zezë, që sipas shijes sime, ishte tepër e gjatë. Dhe nuk ishte aspak e bukur. Betohem se kurrë nuk kam takuar grua më të shëmtuar. Kishte sy të vogël dhe i kishte shumë afër njëri-tjetrit, buzë të holla dhe hundë të varur. Fytyra e saj ishte e mbuluar me flokët e zezë dhe nuk ishin aspak të rregulluar. Ia ofrova dorën, ndërsa që ajo ma ktheu me përshtypje të fortë, si një mashkull i vërtetë. E kam vërejtur se më shikonte me ironi. Me siguri e ka vërejtur se kisha mbetur i shokuar me dukjen e saj. Më duket se Aleni nuk kishte vërejtur gjë, sepse më tha: - Kjo është Selvija, mikja e Meritës që nga fëmijëria. Është përkthyese, njeh katër apo pesë gjuhë të huaja. e ky është Gëzimi, që udhëton nëpër botë dhe këtë e ka profesion, e është inxhinier nga hobi. Kam buzëqeshur dhe jam ulur, e Selvija nuk e tha asnjë fjalë të vetme derisa Aleni po rregullonte tavolinën. Darka ishte e shkëlqyeshme.

Nëse diçka i kishte munguar udhëtimeve të mia nëpër botë, ishte ushqimi ynë tradicional. Kur kemi dalë nga restoranti dhe jemi nisur për në diskotekë, ishim shumë mirë të disponuar edhe pse kjo ishte meritë e Alenit. Unë nuk merrja pjesë edhe aq në bisedë, e as ajo, e cila kohë pas kohe fliste. Në diskotekë Aleni dhe Merita shkuan për të vallëzuar dhe ne të dy kemi mbetur të ulur, duke pritur pijet që i kishim porositur. Nuk e dija se për çfarë duhej të bisedoja me të, më dukej se nuk kishim edhe aq tema të përbashkëta. Pos kësaj, unë kam shmangur ta shikoj në sy, kisha frikë se mos e kuptonte se çfarë mendoja për të. Për çdo rast, nëse Aleni kishte dashur të më befasonte, ia kishte dalë mirë. Gjithmonë më fliste se duhej ta gjeja një grua, por shpresoj të mos e kishte ndërmend të më bashkonte me Selvijen. Në atë moment, me zërin e saj të ngrohtë më tha: - A mbajnë të gjitha femrat ferexhe në Afganistan? - Shumica po - I thashë, edhe pse kjo tashmë nuk është obligim sikurse gjatë talebanëve. Selvija me qetësi tha: - Drejtësia e Allahut! - Çfarë më thua? Ajo qeshi. - Vitin e kaluar kam njohur një femër arabe e cila ma ka shpjeguar këtë. Më ka thënë se këtu te ne, meshkujt te fermat në fillim i tërheq dukja fizike, e më pas karakteri dhe inteligjenca. Kur të njihen, femrave u duken vetëm sytë, e nganjëherë as ata dhe dashurohen shkaku i qëndrimeve të përbashkëta, shikimit të botës në të njëjtën mënyrë, inteligjencës dhe ndjenjave. Fytyra e fermave zbulohet vetëm atëherë kur meshkujt dashurohen dhe dukja për ta nuk ka më rëndësi. Prandaj kjo edhe konsiderohet si "Urdhri i Allahut", sepse ju lejohet që të gjitha femrat t'ju pëlqejnë meshkujve, qofshin të bukura apo të shëmtuara.

Në qetësi kam dëgjuar falët e saj. Në fakt kishte të drejtë, neve meshkujve na tërheq më shumë bukuria e fytyrës, këmbët e gjata dhe flokët, e më së paku nëse vajza ka zemër të mirë dhe inteligjencë. Ndoshta kjo edhe është arsyeja pse ka kaq shumë shkurorëzime. Ka vazhduar Selvija: - Nganjëherë më vjen dhe mua ta vë mbulesën, të fshihem prapa saj. Dhe të shoh se çfarë ndodh. Më vinte keq për të, prandaj ia thashë: - Jam i sigurt se edhe pa mbulesë do ta gjesh burrin e duhur për veten tënde. Ajo buzëqeshi. - Nuk ka rëndësi. Por, si ka mundësi që ti nuk je martuar ende? Me nervozë kam bërë një gjest duke rregulluar flokët. - As vetë nuk e di, të jem i sinqertë, kam pasur disa lidhje, por ende nuk e kam gjetur të duhurën. - Si duhet të jetë ajo? Është e vështirë ta përshkruaj gruan e ëndrrave, por jam munduar, më së miri që mundem, t'ia shpjegoj se çfarë pres nga personi që do të më ketë përgjithmonë. /vijon

(Kosova Sot Online)