Ngjarje e vërtetë: Dashuria e fshehur nën vello (3)

  • 12 June 2019 - 15:40
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e fshehur nën vello (3)

Derisa po bënte shaka në llogari të dukjes së saj, mua më rrihte zemra. Kam dashur që t'i them se nuk është ashtu, se nga brenda është person shumë i bukur, se nuk guxon ta nënvlerësojë veten e saj. Në një moment e ka shikuar orën e saj. - Mendoj se është më mirë të dërgoj deri te vetura jote, nesër më duhet të zgjohem herët. - Nuk dua të lodh, do të marr një taksi. - Mos e thuaj, nuk po më lodh aspak. - Atëherë do të më vinte mirë të më dërgosh, më mirë ti, sesa ndonjë taksist i mërzitshëm. Kemi dalë dorë për dorë dhe për sa hap e mbyll sytë kemi arritur para restorantit, ku e kisha lënë veturën. Selvija u kthye për të më përshëndetur. - Kam kaluar një mbrëmje të mirë, të faleminderit Gëzim. - Edhe unë, të faleminderit. - Kur do të udhëtosh përsëri? - Ende nuk e di, ndoshta në fund të muajit. - A po kthehesh në Afganistan? - Besoj se po, sepse atje nuk e kemi përfunduar punën. Dukej thuajse dëshirojmë të themi dhe diçka, por hezitonim. - Çfarë dëshiron të më thuash - isha i drejtpërdrejtë. - A do të ma sillje një mbulesë? Më erdhi që të qeshë.

- Përse? A mos do ta mbash ti? Aj qeshi me ironi. - E përse jo? Unë do të shkoj gjithçka, ndërsa mua askush.… kjo do të mund të ishte zgjidhje, apo jo? A do të ma sjellësh? Kam buzëqeshur, kjo më dukej marrëzi, por nëse pikërisht e dëshironte këtë . . . - Do të ta sjell, premtoj! Por dua të shikoj kur ta vësh. -Në rregull! Kemi shtrënguar duart, e di se së paku është dashur të shtirem se dua ta puth, por nuk e kam bërë këtë, e më duket se ajo nuk kishte vërejtur gjë. Kam dalë nga vetura dhe e kam shikuar teksa po shkonte, e më pas kam hyrë në veturën time. Jam ndier ndryshe, sikurse kam humbur dikë që dua. Javët që erdhën kanë fluturuar. Një mbrëmje kam shkuar te Aleni në darkë dhe jam mahnitur me vajzën e tij, të bukur, një vajzë e hatashme.

Më ka kapur për gishti dhe nuk më ka lëshuar, duke ma mbushur zemrën plot, me një lumturi dhe zbrazëti që deri atëherë nuk e kam pasur. Merita më ka folur për Selvinë, se sa e bukur është dhe me sa optimizëm i qaset jetës. Unë me kënaqësi po dëgjoja komplimentet në llogari të Selvisë, duke konsideruar se Merita nuk e konsideron aspak të shëmtuar, ndërsa që edhe unë kam filluar ta shikoj me tjetër sy. Edhe disa herë kemi dalë ne të katër, e disa herë kam dalë vetëm me të. Më pas, një pasdite më ka thirrur drejtori i kompanisë dhe më ka lajmëruar se përsëri do të shkon në Afganistan për të përfunduar punën e nisur. Një natë para se të nisem, e kam thirr Selvinë dhe një kohë e kemi kaluar duke biseduar, bisedë kjo që më pas e kam kujtuar gjatë rrugës, duke u kënaqur në shakatë e hatashme që vetëm ajo dinte t'i sajonte. (vijon)

(Kosova Sot Online)