Roman dashurie: Mbrojtësi (6)

  • 14 June 2019 - 14:29
Roman dashurie: Mbrojtësi (6)

- Mirë. Ruaje. Ia diktoi numrin ngadalë, duke mos dëshiruar që ta gabojë asnjë shifër. -A je e lirë nesër në mbrëmje? - Po... jam. -Do të të thërras dhe do të shihemi. Mezi po pres. Derisa po dilte nga vetura, mendonte se do të fluturonte nga gëzimi. Ganja i paketonte gjërat për fluturimin e nesërm kur Valdetja hyri në shtëpi. Nuk dëgjohej muzika dhe nuk kishte zëra të tjerë. - Ku u zhduke ti? - Dola në shëtitje. - Në këtë mot? Ti je e çmendur. Nganjëherë brengosem për ty, ndoshta është dashur që ta dëgjoj tezen dhe pas aksidentit të të dërgoj te psikiatri. -Nuk jam e çmendur, vetëm më pengon shtëpia e mbushur me njerëz. -Fakti që je asociale është pasojë e aksidentit. -Nuk dua të bisedoj në lidhje me këtë. Dhe nëse dëshiron që ta dish, jam njoftuar me një djalë. -Në shëtitje? Qenkan bashkuar dy të çmendur, shumë mirë. -Nuk është i çmendur. Po ta shihje do të të shkonin jargët për goje. - Po, po. Më lër të qetë tani, e sheh se jam duke paketuar. Më duhet ta hekurosi edhe uniformën, e më pas t'i laj flokët. A do të ma bësh një picë? Jam shumë e uritur. - Po. Valdetja shkoi në kuzhinë, por gjithçka që bëri atë mbrëmje ishte krejtësisht mekanike. KAPITULLI I GJASHTË Valdetja u kthye nga puna dhe banesën e gjeti të zbrazët. Ganja tashmë kishte shkuar në udhëtim, e pas vetes e kishte lënë një kaos të vërtetë, si zakonisht. Ishte e artë se në moment të fundit kishte vendosur që t'i paketojë sërish gjërat sepse pjesët e veshjeve shiheshin nëpër tërë banesën. Valdetja i mblodhi duke ndier lodhje në këmbë. E pyeste veten se si do të qëndrojë gjatë takimit të mbrëmjes, nëse do të ndodhte, pasi që Ylberi ende nuk i kishte telefonuar. Madje dyshonte në atë telefonatë, mendonte se ai e kishte harruar atë në momentin kur kishte dalë nga vetura. Për këtë arsye u befasua kur i cingëroi telefoni dhe e dëgjoi zërin e tij. U morën vesh që të vijë e ta marrë në orën tetë. -Mos ha ndonjë gjë. Do të shkojmë në darkë. Valdetja për një kohë të gjatë mendoi se çfarë do të vishte. Në dollapin e saj nuk gjeti ndonjë gjë të përshtatshme, në të kryesisht kishte veshje sportive që nuk mund të përshtateshin me kostumin e Ylberit. Për këtë arsye shikoi në dollapin e Ganes. Pjesa më e madhe e veshjeve të motrës së saj ishin ose tepër të ngushta ose tepër të shkurta për të, por në fund megjithatë e gjeti një fustan të zi i cili ishte i gjatë deri te gjunjët e saj e me të cilin dukej edhe më e hollë. (vijon)

(Kosova Sot Online)