Ngjarje e vërtetë: Dashuria e fshehur nën vello (7)

  • 16 June 2019 - 15:17
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e fshehur nën vello (7)

Në një moment është larguar prej meje dhe zbriti nga shtrati. E kam parë si po largohej këmbëzbathur. U kthye me dy lëngje në dorë. Kam buzëqeshur me të. - Me mbulesë nuk hahet as nuk pijet! Këto gjërat i bëjnë vetëm në shtëpi, kur e heqin, e kurrë në rrugë. - E unë e vesh në shtëpi, jam e çmendur apo jo? Tani përfundimisht mund ta heqësh, edhe ashtu mirë të njoh. Ajo ishte shumë serioze. - Jo, Gëzim, ti nuk më njeh. Ti e njeh gruan që ka bërë dashuri me ty. - Nuk është e vërtetë! Unë kam dashuri me Selvinë dhe dua përsëri ta bëj, këtu, menjëherë. Dhe atë pa asgjë midis nesh. Zëri i saj ishte buzë vajit.

- Por nëse nuk e zhvesh… do të më shikosh! Me vendosmëri më kapi për beli. - Natyrisht se do të shikoj, pikërisht edhe kështu dua. Dua ta di se me kë bëj dashuri! - Por unë jam… jam e shëmtuar! E kam përqafuar, puthur, ia kam tërhequr mbulesën lart, derisa nuk ia pashë gjoksin. Më pas ia hoqa mbulesën dhe ia putha sytë. Më pas buzën dhe gojë e saj. - Kjo je ti, kështu si je - thashë unë. Prandaj, mos fol marrëzira dhe relaksohu, dua deri në mëngjes të bëj dashuri me ty! Përfundimisht ajo mu dorëzua, pa kurrfarë ngurrimi dhe kufizimi. Jam kënaqur në përqafimin e dashurisë me pasion, si kurrë më parë në jetën time. Ditën tjetër, Selvija nuk ka shkuar në punë, duke biseduar, duke bërë dashuri, duke ia hapur shpirtin njëri tjetrit, duke u ndierë gjithnjë e më të afërt. Prej asaj mbrëmje kanë kaluar gjashtë muaj dhe shumëçka ka ndryshuar.

I kam propozuar martesë dhe ajo pas një hezitimi ka pranuar. Më paskam vendosur që të mos udhëtoj dhe e kam pranuar punën në zyrë në njërën nga zyrat e fabrikës. Selvija ka pranuar të vjen me mua, duke më thënë se do të vinte me mua deri në fund të botës. Aleni dhe Merita ishin kumbarët në martesë. Nuk mundesha të ndaloj së falënderuari për faktin se më kishin prezantuar Selvinë. Ajo kishte pranuar që ta bënte operacion estetik edhe hundën. - Meriton më të mirën Gëzim. Sikurse në përrallë, kishe guxim ta puthësh bretkosën dhe tani është e ndershme të dukem si princeshë. Natyrisht, e di se kurrë nuk do të jam bukuroshe, por së paku nuk do të turpërohesh me dukjen time para miqve të tu. Merita ato ditët e fundit para se të udhëtonim ishte munduar mjaft shumë për Selvinë. Kishte mësuar të vinte grimin dhe të vishej bukur. Pos kësaj, edhe më tutje e kemi mbulesën të fshehur në dollap. Nganjëherë Selvija i shikon dhe i veshë. Tashmë kishim përsëritur gjërat e ngjashme përsëri, sikurse edhe herën e parë që kishim bërë.

Kështu po argëtohem duke e zbuluar trupin e saj pak nga pak, duke e prekur atë përmes mbulesës së saj prej mëndafshit, duke ndjerë pjesët e saj, duke e ndjerë dëshirën e saj për dashuri, dëshirë kjo e cila rritej nga moment në moment. Selvija ishte ajo e cila më ka mësuar se femra nuk është vetëm trup dhe fytyrë, por edhe tru e zemër dhe se me të vërtetë ajo mundet të jetë e bukur nga Brenda. Edhe pse këtë faze e përdori këtë frazë, shumë rrallëherë jemi të vetëdijshëm domethënies së saj. Unë po ndihesha mire në lëkurën time me Selvinë. Kam dashuruar femrën në mbulesë, deri në atë masë sa që nuk jam duke e vërejtur fare se si duket ajo nga jashtë. Tanimë jam i bindur se femra dukjen e saj të jashtme e ka si fryt i asaj që ka brenda në zemrën e saj. 

(Kosova Sot Online)