Ngjarje e vërtetë: Dashuria e varrosur në borë (3)

  • 19 June 2019 - 15:20
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e varrosur në borë (3)

Po parkoj në vendin e zakonshëm. Diana del përjashta, rrëshqet dhe rrëzohet. Bërtiste shumë. Po vrapoj për ta ndihmuar, i ofroj dorën që të ngrihej shpejt. Po tenton të mbështetet në këmbë. Ishte e qartë se kishte dhimbje. E këshilloj të mos lëvizë. E marr në krah, e fus në shtëpi. Në një moment e vërej se fytyrën e kishte të lagësht. Nuk e di nëse ishin flluskat e shkrira ose ishin lot. Po ndjej aromën e parfumit të saj, duart e saj përreth qafës time, e shikoj në sy, e shikoj nëse po qante apo vetëm po më dukej ashtu. - Tash do të shkoj te fqinjët. Të shohim çfarë do të thonë ata, nëse është nevoja përnjëherë shkojmë në spital - po i flas derisa e lëshoj në kauç. Diana nuk kundërshton, vetëm më jep shenjë me kokë. Trokas në derën e fqinjit, e kur e hapin ju shpjegoj çfarë ka ndodhur. Fqinji mjek e merr çantën, që të dy shkojmë te Diana. Pasi e kontrollon, sugjeron ta dërgojmë menjëherë në urgjencë, e dëgjova. Gjithë kohës ajo asnjë fjalë s'e tha. Jam i bindur se ka dhimbje, prandaj vendosa të mos e ngaja me pyetje të tjera. Mjeku që e ka pranuar, pasi e ka kontrolluar dhe ka bërë disa incizime, thotë se e ka thyer këmbën, se ka nevojë për allçi. Në karrocë po e dërgoj atje, e më pas në shtëpi. Në sytë e saj vërej pikëllimin. Nuk kam pse ta pyes, e di për çfarë mendonte.

Kaq shumë i ishte gëzuar punës së re, e thyerja e këmbës ia ka prishur planet. Brengosem rreth asaj se si ndihet ajo, a mundem t'i ndihmoj. - Kam lindur mbrapsht. Shikoje se si pikërisht sonte u desh të ndodhte kjo. Kaq shumë jam gëzuar, ndërsa që gëzimi im ka zgjatur vetëm disa momente. Më shumë se gjithçka në botë e dua atë punë, e çfarë mund të bëj tani, të rri në shtëpi dhe të pres të më shërohet këmba. Do të kalojë kohë dhe kohë kur do të jam në gjendje të vallëzoj përsëri. Përse u desh mua të më ndodhte kjo - thoshte me lot në sy. - Diana, qetësohu. Më vjen keq, por më e rëndësishmja është që tani të shërohesh. Nëse trajnerit i kë pëlqyer kaq shumë se si vallëzon, me siguri se oferta do të pretë derisa të shërohesh. Mos u ngarko tani me këto - i thashë. Natyrisht, gjithçka që i thosha nuk kishte vlerë.

E kishte kapluar pikëllimi shkaku i gjithë kësaj. Tre vjet jemi bashkë dhe kurrë nuk kishte punuar, gjithmonë ndihej e pazonja, ndërsa që ia thosha se nuk ishte barrë imja. Diana kishte punuar nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeçe, ishte mësuar të bashkëpunonte e tani pa punë ishte e humbur. Kursente gjithmonë, kurrë nuk blinte gjëra shtesë e ato që i blinte ishin më të lirat. Kur i dhuroja diçka, ma kujtonte të mos shpenzoj të holla, sepse ajo kishte të gjitha që kishte nevojë. - I dashur, më dërgo në shtrat. Dua të fle - më tha në fund, e lodhur, e rraskapitur. E kam dëgjuar e më pas e kam marrë dhe e kam dërguar në shtrat. Ia dërgova dhe darkën në shtrat, por nuk ishte e uritur. Sikur të mundja, do t'ia largoja gjithë atë pikëllim nga sytë e saj dhe ditët e saja të pafat që po e përcillnin. Pasi i kam studiuar studimet kam fituar një vend të mirë të punës e në këtë ndërmarrje kam mbetur për një periudhë të gjatë kohore. Në njëfarë mënyre i isha falënderues për të gjitha këto. Shefi gjithmonë më kishte shembull për të mirë e unë e vlerësoja këtë. (vijon)

(Kosova Sot Online)