Pse meshkujt duan femra të shkurtra dhe femrat meshkuj të gjatë

  • 05 July 2019 - 12:27
Pse meshkujt duan femra të shkurtra dhe femrat meshkuj të gjatë

Shpesh mendohet se në jetë luan rol të rëndësishëm paraja dhe pasuria, por hulumtimet tregojnë se rol të rëndësishëm luan lartësia e trupave të tyre.

Ekipi i shkencëtarëve britanikë, i kryesuar nga Daniel Nettle, pasi studioi mijëra vetë të lindur në vitin 1958, arriti në përfundimin se numri i burrave me shtatlartësi 183 centimetra që ishin bërë baballarë, ishte më i madh se i atyre me shtatlartësi 177 centimetra.

Po kështu, gjatë kësaj kohe, martesat më të suksesshme e me më shumë fëmijë i kanë patur gratë me shtat deri në 162 centimetra.

Burrat shtatlartë martohen më shpesh me gra më të shkurtra se vetja.

Gratë shtatshkurtra e arrijnë më shpejt pjekurinë seksuale dhe lindin më parë.

Grave në përgjithësi u pëlqejnë më shumë meshkujt shtatlartë, për dy arsye.

E para, në nënndërgjegjen e tyre ruhet ende mentaliteti i grave primitive, që mendonin se burrat shtatlartë janë gjuetarë më të mirë dhe u siguronin atyre dhe fëmijëve të tyre ushqim të bollshëm.

E dyta, për vetë natyrën e tyre, njerëzit çdo vit që shkon bëhen më të gjatë.

Mjafton të përmendim se meshkujt këta 50 vitet e fundit kanë një shtat 8 centimetra më të lartë se paraardhësit e tyre.

Sipas parashikimeve, në 50 vitet e ardhshme, mesatarja e shtatit të tyre do të rritet edhe 5 centimetra të tjera.

Pra, nga pikëpamja e evolucionit njerëzor, shtatlartët mendohet se janë më progresivë’.

Eh, mund të thotë dikush, këto janë çështje ndjenjash, çështje. dashurie dhe këtu s’ka të bëjë fare shtatlartësia.

Në fund të fundit, si mund të matet ndjenja me centimetra?

Antropologu polak Jogisllav Pavllovskij shkon edhe më tutje.

Ai mendon se në jetën e një çifti burrë-grua as paratë dhe respekti reciprok nuk luajnë aq shumë rol sesa raportet midis lartësisë së trupave të tyre.

Në bazë të studimeve që ka kryer, ai ka arritur në përfundimin se që jeta e një çifti të shkojë sa më mbarë, burri duhet të jetë më i gjatë se bashkëshortja e tij‘.

Një martesë e suksesshme është sipas tij ajo midis Tony Blair, 172 centimetra dhe bashkëshortes së tij Cherie, 156 centimetra, si dhe e futbollistit David Beckham, 183 centimetra me bashkëshorten e tij Victoria, 168 centimetra.

(Kosova Sot Online)