Femrat që puthen shpesh humbin peshë më shpejt

  • 15 July 2019 - 10:13
Femrat që puthen shpesh humbin peshë më shpejt

Pranojeni: një puthje e mahnitshme është diçka e mrekullueshme.

Por, përveç se është kënaqësi romantike, hulumtuesit besojnë se puthja sjell edhe përfitime tjera, duke filluar nga përkujdesja e lëkurës e deri në formësimin e trupit.

Puthja ju ndihmon të humbni peshë

Po pra, puthja djegë kalori! Studimet tregojnë se puthjet e thjeshta i djegin vetëm 2-3 kalori, ndërkaq puthjet me pasion mund t’i djegin deri në 26 kalori për minutë.

30 minuta puthje pasionante mund t’i djegë deri në 180 kalori. 

Puthja është e mirë për lëkurën

Shumë herë na është thënë se për të qenë “fit”, ne duhet të stërvitemi. Epo, siç duket kur puthemi, ne i përdorim më shumë se 30 muskuj të fytyrës të cilët na mirëmbajnë lëkurën e fytyrës.

Përveç këtyre, puthja gjithashtu i parandalon rrudhat, e largon stresin dhe i mban dhëmbët të shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)