Roman dashurie: Lulet e djegura (2)

  • 18 July 2019 - 15:18
Roman dashurie: Lulet e djegura (2)

Ajo mori fotografinë dhe u kthye në dhomë të ditës, ku gjeti nënën e saj duke rregulluar një raft librash. "Mami, mami!", thirri ajo e eksituar. "Shiko çka gjeta". E ëma e saj fshiu djersën nga vetullat dhe shikoi Clarke-n me frustrim. "Clarke, nuk sheh se jam e zënë?" e pyeti me zemërim, por Clarke megjithatë ia dha pikturën. "A është ky babai im?", tha Clarke duke bërë me gisht kah njeriu në foto dhe ajo pa shprehjen e fytyrës së nënës duke ndryshuar vetëm për pak, për t'u bërë përsëri e zemëruar. Nëna e saj nuk tha asgjë për një moment, sikur shpresonte që Clarke do të largohej, apo ndoshta përgjigja do të ofrohej vetvetiu. Por, Clarke ishte këmbëngulëse, duke ia tundur fotografinë para syve. E ëma ia mori foton dhe e hodhi në një grumbull mbeturinash në të djathtë të saj. "Ai ishte një frikacak, Clarke", tha pa e shikuar atë në sy.

Ajo ende nuk kishte pranuar se ai ishte i ati i saj. "Duket se i ngjaj", tha Clarke me zë të ulët. "Edhe nëse i ke përngjarë, më mirë është që të ndryshosh. Ai nuk është njeri me të cilin ke dëshirë që të kesh ndonjë gjë të përbashkët", i tha e ëma. Clarke nuk mundi t'i ndalte lotët duke i rrjedhur faqeve, për shkak të fjalëve të nënës, por e ëma i injoroi lotët e saj. "Harroje këtë, Clarke. Kjo është një jetë e re këtu dhe kurrë nuk do të shikojmë prapa. Ne do të jemi të rëndësishëm këtu dhe këtë për shkak se kam punuar shumë për të arritur këtu. Prandaj, fshij lotët dhe kokën lart. Gjërat do të ndryshojnë këtu". Derisa znj. Bennett fliste, ajo shikonte lart, sikur të shikonte diçka që tanimë nuk ekzistonte - një ëndërr rreth të së ardhmes të cilën e kishte dashur gjithmonë. Një të ardhme në të cilën vajza e saj nuk dukej të kishte vend.

KAPITULLI 2

***26 vjet më vonë*** Clarke shikoi njeriun që gjendej para saj dhe lejoi një zgërdhirje të lehtë që ta kaplonte fytyrën e saj. Ajo e ledhatoi gjoksin e tij lakuriq përgjatë tërë gjatësisë deri te beli, para se t'ia ledhatonte flokët e tij të zinj. Ajo iu soll rrotull, duke e analizuar, derisa vet i lëpinte buzët. Më pas, ajo qëndroi para tij e veshur me pantallona me dantella, dhe me sutjena, para se t'i hiqte ato, në formë të një shou për të. Gjinjtë e saj dolën në shesh dhe ajo e shikonte me kënaqësi atë sesi ua kishte ngulur sytë gjinjve të saj. Më pas Clarke shpërthekoi pantallonat e tij dhe i la t'i binin poshtë. Ajo ia shqelmoi pantallonat atij, duke qëndruar më pas para tij, tërësisht lakuriqe, me lëkurën e saj ngjyrë rozë. Në sytë e tij kishte epsh, derisa në buzë i vërehej shenja e verës së kuqe, të cilën e kishin konsumuar para se të zhvisheshin. I bashkuan trupat.

Ajo e kafshoi në mënyrë sugjestive buzën e saj të epërme derisa hipnin në shtrat, pa e humbur asnjëherë kontaktin me sy. Ajo i hapi këmbët, duke i ofruar atij një pamje të mrekullueshme. Ai u vendos në gjunjë, para këmbëve të saj të hapura, duke eksploruar trupin e saj me gishta, derisa arriti te klitorisi. Clarke mbylli sytë derisa mashkulli muskulor që gjendej para saj, futi penisin e fortë në vagjinën e saj të lagur. Ajo ndjeu një lehtësim të menjëhershëm dhe ishte aq mirë të ishe nën trupin e fortë të dikujt, në duart e një mashkulli i cili e trajtonte sa më mirë që ishte e mundur. (vijon)

(Kosova Sot Online)