Roman dashurie: Lulet e djegura (3)

  • 19 July 2019 - 14:31
Roman dashurie: Lulet e djegura (3)

Clarke Bennett kishte futur gishtat në flok, duke prekur kaçurrelet e saj me gishtërinjtë e saj. Vetëm në moshën shtatë vjeçe ajo tashmë ishte e bukur me qerpikë të gjatë dhe me sy të kaltër të ndritshëm. Ajo tashmë kishte dëgjuar njerëzit derisa i thoshin se kur të rritet, do të jetë e bukur si aktorja e madhe Marilyn Monroe ose Bette Davis. Por për një arsye, nëna e saj gjithmonë zemërohej në këtë fakt dhe ju thoshte ta lënë rehat Clarke rehat. Clarke ishte shmangur përreth shtëpisë derisa e ëma e saj po shpaketohej. Ata porsa janë bartur në një shtëpi të re pasi që e ëma e saj kishte gjetur një punë të madhe. Ajo kishte qenë avokate me vite të tëra, por se tani ishte futur në një firmë të madhe. Clarke tashmë po pëlqente krejt hapësirën e vendit të ri, por nëna e saj po vazhdonte me të vjetrën. Nga këndvështrimi im, Clarke prite që ajo t'i bërtite dhe ta shtynte të ndalonte që të mos i prekte flokët e saj dhe të mos zhdukej nga shtëpia. Nëse kishte diçka që e ëma e saj e urrente, ishin marrëzirat e saj. Clarke kishte anashkaluar të shkonte në dhomën e gjumit të nënës, derisa ajo po qëndronte e ulur në kutitë e mbushura plot me rroba, derisa disa nga rrobat ishin të shtrira në shtrat. Ajo kishte aromën plot me parfume dhe me shampon, pasi që po qëndronte pranë kutisë ku e ëma e saj i kishte vendosur, e më pas i kishte futur duart rreth materialeve të buta të fustaneve të nënës së saj. me sa duket, nëna e saj blinte gjëra të bukura dhe të shtrenjta, por s tkurrë nuk i ishte lejuar që t'i prekte ato. Clarke ishte ulur në dysheme përballë njërës nga kutitë e mëdha dhe kishte filluar t'i shpaketonte gjërat nga aty, duke menduar se do ta bënte nënën e saj të lumtur, për faktin se po i ndihmonte. Kutia kryesisht kishte bizhuteri, gjërat që nëna e saj i mbante të dalluara. Clarke me kujdes gjithçka kishte larguar, dhe i kishte vendosur ku nëna e saj i kishte mbajtur ato. Ajo e dinte se e ëma e saj do të ishte kaq e befasuar, kur ta shohë që se si i kishte rregulluar ajo gjërat e saj. Pastaj, në fund të kutisë, Clarke gjeti një kornizë prej arit me një fotografi të vjetër në të. Asaj iu desh t'i frynte në mënyrë që ta shikonte foton. Ishte një fotografi e një çiftit që po qëndronin para një rrotës së madhe, që dukej si një karnaval. Përderisa Clarke ua kishte ngulur sytë, kishte kuptuar se gruaja në foto ishte një version i ri i nënës së saj. gruaja kishte një buzëqeshje në fytyrë sikurse Clarke kurrë nuk e kishte parë, flokët i kishte të lëshuara poshtë dhe të gjatë e jo të shkurtë si një djalosh. Pranë saj ishte një burrë i gjatë i hijshëm, që dukej i lumtur dhe ia kishte hedhur dorën në krah. Ai kishte flokë të verdhë dhe sytë kaltër, mu sikur Clarke.

(Kosova Sot Online)