Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

  • 27 korrik 2019 - 08:19
Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Nuk është ky opsioni kur partneri ju shmanget, nuk reagon me kohë apo fare ndaj porosive tuaja. Kjo është edhe më keq

Njeriu inicion komunikimin vetëm në momentin kur ai i është i nevojshëm, në temën e cila i intereson atij.

Përse ai juve ju nevojitet në këtë moment, është e vështirë të thuhet. Mbase vetëm për të vazhduar komunikimin.

Ai nuk ka lëshuar pe, vetëm është i lodhur nga ajo që të jetë vetëm. Mbase vetëm dëshiron t’ju tregojë ndonjë ngjarje të rëndësishme, ndërsa nuk do ta mërzisim fare me tregimin se kjo është e rëndësishme për ju.

Njeriu i tillë në të vërtetë edhe kur flet me ju nuk pret përgjigje. Atij në ato momente i është shumë me rëndësi që emocionet e veta negative t’ua imponojë juve. Gjëja më e rëndësishme këtu që ai nuk është fare i interesuar se çfarë reagimi do të shkaktojë tek ju.

Bashkëshortët e këtillë janë transmetues tipikë të energjisë negative. Atë e joshin kthjelltësia, pavarësia, lumturia… Kjo për të është si magnet. Sapo të shohë që bashkëshortja është e lumtur, e kënaqur – ai hesht, mbyllet në vete. Me të komunikon kur është i detyruar. Sikur e dënon për atë lumturi të saj.

Femrat e sotme janë disi tepër të dobëta dhe të frikësuara që vetë t’ia dalin me bashkëshortët e këtillë. Është fakt që ato e tolerojnë marrëdhënien e këtillë të bashkëshortëve të tyre.

Psikologët këshillojnë që në pah t’i nxjerrin të gjitha faktet. Se kjo marrëdhënie nuk tolerohet, se shihet qartë përse ka ardhur deri te tortura duke heshtur apo duke mos biseduar…

Nëse ju jeni çift, patjetër duhet edhe të komunikoni ndërmjet vete. Nëse keni ndonjë problem duhet të bisedoni për të. Vetëm provoni që të tingëlloni të qetë në mënyrë që komunikimi të mos shkojë në drejtim të gabuar.

Mashkulli i cili ka ndonjë problem për shkak të të cilit “është i heshtur” do t’jua pranojë, nëse do t’i qaseni njerëzishëm.

Vetëm një gjë duhet patjetër ta kuptoni, heshtja nuk është detyrim dhe detyrimi nuk është heshtje.

(Kosova Sot Online)