Ngjarje e vërtetë: Nuk dua ta rris fëmijën e tij jashtëmartesor (7)

  • 27 July 2019 - 15:25
Ngjarje e vërtetë: Nuk dua ta rris fëmijën e tij jashtëmartesor (7)

- Nëse dikush të dashuron, atëherë do të pranojë edhe fëmija - e thashë atë që mendova. - E nëse nuk është kështu, atëherë vetëm humb kohë - nuk e di nëse ishte dashur t'ia japë këtë këshillë, sepse situata ma ka vërtetuar se nuk kisha shkathtësi kur duhej. - Po thërras policinë, mora telefonin dhe preka numrat. As vet nuk e dija cilin numër e kam shtypur. Kur e vendosa telefonin në vesh, vajza ia plasi vajit. - Nuk mund të kujdesem për fëmijën - pranoi. - Mali ka prindërit. Përse nuk ju drejtohesh atyre. Mendoj se do të ndihmojnë. Siç ke bërë edhe më parë, po troket në derë të gabuar. Mund edhe të urreja, por kjo nuk ka rëndësi. Ta sjell adresën e prindërve të tij. Jam shumë e sigurt se ata do të jenë ët lumtur, që pas vdekjes së djalit të tyre tani ta kenë nipin.

Derisa ajo mendonte, ia hodha një sy fëmijës. I ngjasonte Malit. Lirisht mund të thosha se ai ishte një kopje e vogël e Malit. Më nuk kishte dyshime në fjalën e vajzës. - Faleminderit - tha vajza. - Po të isha në vendin tënd, nuk do të isha kështu - e pranoi. - Fëmija nuk ka faj, e kjo i lumturon prindërit Malit - i thashë. - Ata nuk dinë për të - e pyeta. - Jo - ma bëri me kokë. Disa minuta më vonë ia dhashë adresën. - Dëshiron të pushosh, do një lëng? Mund të dërgoj në qytet te prindërit e tij, megjithëse me ta duhet të bisedosh. Por, unë mendoj se duhet t'i thërras ata që t'i paralajmëroj në fillim. - Vet do të shkoj - tregoi pak krenari më në fund. - Nëse deri tani ia kam dalë vet, mundem përsëri. Nuk do ta kërkoja ndihmën tënde sikur të kisha zgjidhje. Më vjen keq - tha me qetësi. Vajza nuk ishte edhe aq e keqe sa kisha menduar në fillim. Ndoshta ishte vetëm naive sikurse unë. I kishte besuar Malit, e askush më mirë nuk e di se sa bindës ishte ai, kur dëshironte të ishte. A edhe mua më kishte tradhtuar gjithë kohës? Kishte manipuluar me mua. - Ju dëshiroj fat - ju thashë. Në një mënyrë, ndjeva lehtësim. Më kishte mbetur t'i lajmëroj prindërit e Malit. Nuk kisha forcë t'u shpjegoja. Desha ta pi një kafe e më pas t'i thërras. Ose më mirë është të shkoj te ata dhe t'ju tregoj? E çfarë? Nuk e dija as adresën e vajzës. Menjëherë u nisa pas saj. Kure arrita, mbeti e shtangur. - Nëse ma lë adresën, prindërit e tij të kërkojnë - i thashë. - Mirë - më tha vajza.

Adresën e shënova në telefonin mobil. E mora adresën dhe u ktheva. Një orë më pas, ndalova para shtëpisë së Malit. Ishte shtëpi modeste në të cilën mezi kishte vend për dy persona. Para meje ishte edhe një detyrë e rëndë dhe unë e kisha ndërmend ta përfundoj,e më pas të përshëndetem edhe me të kaluarën. Ju rrëfeva të gjitha. Ishin në shok, por ishin edhe të lumtur. Edhe unë ashtu do të reagoja po të isha në vendin e tyre. Kishin nipin e djalin nuk e kishin gjallë. Kjo ju erdhi si dhuratë nga qielli sa kanë vuajtur ata njerëz, unë e kam ditur më së miri. Unë mund të gjeja një mashkull, dashuri të re. por prindërit e tij nuk mund të gjenin zëvendësim. - Të faleminderit - tha nëna e tij. - Nuk mundem t'i arsyetoj veprimet e tij, por jam e lumtur për djalin - po e kuptoja atë. Jam përshëndetur me ta. I lashë që të gëzohen, sepse unë nuk isha pjesë e atij gëzimi, por isha e lumtur për ta. Për mua kjo ishte lirim nga e kaluara. (vijon)

(Kosova Sot Online)