Kush mund t’i ketë fajet se ajo nuk po përjeton orgazëm..

  • 28 July 2019 - 08:00
Kush mund t’i ketë fajet se ajo nuk po përjeton orgazëm..

Seksi jo gjithmonë duhet të përfundojë me orgazëm. Por është mirë kur përfundon me orgazëm, dhe shumë njerëz e konsiderojnë seks të mirë vetëm atëherë kur përfundon në mënyrë të tillë.

Megjithatë, në realitet, vendosja e orgazmave në piedestale aq të lartë është faktikisht pjesë e arsyes se përse disa femra e kanë të vështirë të përjetojnë orgazëm.

“Shumica e femrave të shëndetshme dhe të reja – pa çrregullime mjekësore – të cilat vijnë të më vizitojnë për shkak se nuk po përjetojnë asnjëherë orgazëm, është për arsye të diçkaje mendore”, thotë Leah S. Millheiser, drejtore e programit të seksualitetit femëror në Universitetin Standford.

Shpeshherë këto femra janë të vetëdijshme se janë duke e ndaluar veten të përjetojnë orgazëm.

Në këtë rast, paaftësia për të përjetuar orgazëm është rezultat i ndonjë shqetësimi që e kanë ato ose për shkak të presionit nga shoqëria se seksi duhet të përjetojë me orgazëm, por shkak mund të jenë edhe problemet e ndryshme mjekësore.

Duke pasur parasysh se qarkullimi i gjakut dhe shtrëngimi i muskujve e caktojnë intensitetin e një orgazme femërore, një sëmundje vaskulare anësore – e cila e zvogëlon qarkullimin e gjakut në gjymtyrë – mund të shkaktojë orgazma të dobëta ose të jetë arsyeja se përse nuk po përjetoni fare orgazëm.

Skleroza, epilepsia dhe çrregullimet tjera të sistemit nervor gjithashtu mund të ketë ndikim në orgazmat femërore, sepse ato kërkojnë funksion të shëndetshëm neurologjik në regjionin gjenital.

Edhe ndryshimet e caktuara hormonale mund të kenë ndikim në vështirësimin e arritjes së orgazmës, siç është menopauza.

Përveç tyre, depresioni dhe problemet tjera të shëndetit mendor mund të pengojnë aftësinë e një gruaje për të përjetuar orgazëm sepse kanë ndikim në dëshirën e tyre seksuale.

Por, nëse asnjëra nga arsyet e lartcekura nuk është e ngjashme me gjendjen që e keni, atëherë paaftësia juaj për të përjetuar orgazëm mund të jetë shkaktuar nga diçka e thjeshtë si gjendja juaj mendore. P.sh., nëse jeni e stresuar ose nuk e dashuroni personin me të cilin bëni seks, atëherë vështirë se do të kënaqeni aq shumë sa për të përjetuar orgazëm. 

(Kosova Sot Online)