Ngjarje e vërtetë: U dashurova në shtratin e vdekjes (4)

  • 05 gusht 2019 - 15:25
Ngjarje e vërtetë: U dashurova në shtratin e vdekjes (4)

Një ditë pas revysë në dhomat e zhveshjes më priste një nga manekinet. U habita kur e pashë. - Andina, ende je këtu? A nuk është diçka në rregull? Nuk ke shkuar në koktej dhe argëtim - u habita. Kam mbetur për të ndihmuar - më tha dhe m'u bashkua derisa fustanet i kam radhitur në varëse. - Faleminderit, bukur nga ty, por nuk është dashur. E di se për këtë do të përkujdesesha dhe unë, por mua më pëlqejnë kreacionet e mija dhe i radhis kështu. Lirisht shko dhe argëtohu, do të jetë festë e mirë. - Ti ishe prapë ylli i mbrëmjes. Të gjithë ishin të mahnitur dhe duartrokitën krijimet tuaja. Me të vërtetë je i mahnitshëm dhe i veçantë: të gjitha koleget manekine ishin të impresionuara me ty. Secila do të dëshironte të jetë me ty - tha ajo.

- Andina, mos e tepro! Kush do të mund të ishte i mahnitur me mua? Vetëm e bëj atë që dëshiroj dhe kjo është e tëra. - Edhe unë jam e mahnitur me ty. Nuk je i pakulturë si të tjerët. Neve manekineve nuk na trajton si varëse të rrobave tua por si qenie njerëzore. Je i kujdesshëm, me qëllime të mira, ndan këshillat me neve dhe na ndihmon, je mik i bukur dhe plot me mirëkuptim. Vetëm një person i pakuptueshëm nuk vëren cilësitë tuja. Je njeri i mirë, mashkull i bukur - më thoshte. Nuk ndihesha mire prej fjalëve të saj, edhe pse më erdhën këndshëm. Zakonisht lavdëronin veshjet e mia, por askush asnjëherë kurrë nuk kishte folur kaq mirë për mua si person, si mashkull, si qenie njerëzore. - Andina, nuk e di si i kam merituar këto fjalë të bukura, por të jam mirënjohës për këtë - i thashë. - Nuk ke pse më falënderon, ta kam thënë të vërtetën. E di, pasi jemi vetëm këtu, po shfrytëzon rastin që ta them sa i veçantë je për mua. Demir, më pëlqen shumë, më pëlqen për së tepërmi. Nuk kam ditur si t'i përgjigjem fjalëve të saj. Më është ofruar afër dhe më ka puthur. Ishte femra e pare që u futa në marrëdhënie intime. Më pëlqente shoqërimi me të, sidomos në momentet kur kemi mbetur vetëm. Ajo më kishte hapur të vetmen derë prapa të cilave nuk isha shkuar kurrë. Nuk kisha pasur emocione të veçanta ndaj saj. Ishte e dashur, kalonim bukur dhe kjo ishte e tëra. Kur pas një mbrëmje e kam takuar derisa po puthej me tjetrin për të cilin unë kam punuar. Nuk kam ndjerë asgjë, vetëm mllef për tradhtinë e saj. Kam ecur në gishtërinj që të mos më vërente, e kur erdhi te unë herën tjetër, i tregova se ku e kisha parë.

- Dhe? Po habitesh? Kur pos lidhjes fizike do më dhuroje edhe pak dashuri dhe ngushëllim nuk do ta kërkoja te tjetri - ishin këto fjalët e saj derisa gjithë fajin ma hodhi mua. Me këtë lehtë fillova ta kuptoj gjendjen e prindërve të mi, e kjo më ka gërditur. Të njëjtën mbrëmje kam ndërprerë lidhjen me të. Shumë shpejt në vend të saj erdhi manekinia tjetër, më pas edhe e treta, e shumë shpejt ndalova së numëruari. Vajzat më ngjiteshin, e unë zgjedhja më të bukurën. Shumë shpejtë po i ndërroja më shpesh se çorapet, e kjo nuk më pengonte aspak. (vijon)


(Kosova Sot Online)