Roman dashurie: Lulet e djegura (23)

  • 08 August 2019 - 14:39
Roman dashurie: Lulet e djegura (23)

Clarke kishte kaluar te Vince dhe ia kishte shtrënguar dorën e tij, duke e thënë fjalinë e parë që i kishte ardhur nëpër mend. "Vince dhe unë disi po shihemi mes vetes. Ai porsa ka ardhur për një vizitë të shpejtë dhe të hamë drekë së bashku". Ajo e ndjeu se Vince ishte skuqur dhe kishte bërë një lutje të qetë edhe pse nëse ishte për 60 sekondat a ardhshme ai do të shkonte me të. Clarke kishte tentuar të qeshte përderisa Vince e kishte befasuar duke vendosur dorën e tij ndër dorën e saj. "Unë jam Vince. Ashtu, sa më vjen mirë të ju njoh Zonja….".

Ai e shmangi pyetjen rreth emrit dhe vazhdoi t'ia shtrëngonte dorën. E ëma e Clarke-s ngadalë tërhoqi dorën. Clarke e shikoi, u habit. "Është Bennett, dhe jam Zonjushë në fakt" e përmirësoi ajo, duke theksuar statusin e saj beqar. E ëma e Clarke ende nuk ishte ri-martuar dhe dukej mjaft mirë, falë faktit se vishej bukur, se konsumonte verë dhe se kishte vetëm një fëmijë. Ata kanë shtrënguar duart vetëm për një sekondë ndërsa që shprehjen e saj Calrke e pa dhe e dinte se asaj po i shkonte diçka nëpër mend. "Epo, më vjen mirë që përfundimisht vajza ime Clarke ka takuar dhe po del me dikë , edhe nëse është kaq ...modest". ajo e shikoi Vince poshtë dhe lart duke iu referuar thuajse kishte diçka më shumë se një lidhje. Nofulla e Vince ishte forcuar thuajse e ndjeu se çfarë i tha. Kjo punë po bëhej personale për kaq kohë të shkurtë. Njerëzit në fakt nuk dinin për çështjet e nënës së saj, dhe Vince nuk ishte një prej tyre me të cilin ajo duhej të fillonte. Por dukej se ishte shumë vonë për këtë falë gojës së madhe të saj dhe trurit të mangët. "E di, po shkoj për një darkë dhe ndejë të premten mbrëma. Do të thosha të jesh atje, sepse edhe familja Coleman do të jetë atje dhe djali i tyre po vjen me ta, por nuk e ka shijen se çfarë po i lëshon nga dora, apo jo? Përse nuk vjen dhe merre edhe Vince me vete? Do të dëshiroja ta njoh më mirë".

Clarke nuk e diti nëse ajo dëshiron ta poshtërojë apo thjeshtë po flirtonte me Vince, por sido që ët jetë, barku po i dridhej. Ajo duhej ta ndalonte këtë, para se Vince të ishte pishman se e kishte njoftuar. "E di, nënë, nuk mendoj se Vince është i shkurtë për gjëra të tilla". Vince kishte nxjerrë dorën ta ndalonte. "A e di çfarë? Mendoj se është ide e mirë. Është momenti kur mund të di më shumë për Clarke dhe familjen e saj". Vince buzëqeshi pak derisa Carke dëshironte që ta fuste kokën diku dhe të bërtiste. "Epo, mirë pra, shihemi atje". E ëma e saj ia bëri me dorë thuajse ishte Mis Amerika dhe u largua nga dyqani, duke e lënë vajzën e saj me më pak vetëbesim rreth dyqanit dhe jetës së saj. "Pra, ajo duket e këndshme" komentoi Vince. "Po bën shaka me mua, apo jo", i tha Clarke, e zemëruar dhe plot me stres. "Ajo është personi i fundit në planet që do të ishte e këndshme". "Isha qesharak, Clarke. Tani e di pse disa nga çështjet tua janë ndryshe. Duket të jetë e vështirë të rritesh me një nënë si kjo", i tha me butësi Vince, derisa po i afrohet.


(Kosova Sot Online)