Roman dashurie: Lulet e djegura (25)

  • 10 August 2019 - 15:07
Roman dashurie: Lulet e djegura (25)

Tavolina ishte e deformuar dhe e shkrirë dhe aty ende kishte ca copa muri. Por, era e djegies ishte larguar, gjë që ishte një bekim në vetvete. Ajo i ra numrit të Katie-s dhe ajo iu lajmërua pas ziles së dytë. "Hej, Katie, a ka gjasa që të vish këtyre ditëve të vish te unë? Duhet të fillojmë të porosisim lule përsëri. Kjo do të mund të na kërkonte disa orë".

"Dëshiron të thuash se dyqani është i rregulluar"?, pyeti Katie me një zë të gëzuar. Clarke-it nuk i vinte mirë ta pranonte, por i mungonte ai ton i zërit të saj. "Kjo është e mrekullueshme. Isha tepër e shqetësuar". "Po, e gjeta një djalë i cili mund ta rregullojë dyqanin me të vërtetë shpejt dhe tani kanë mbetur vetëm edhe pak gjëra për t'u përfunduar, por mund t'ia fillojmë menjëherë punës". "Atëherë mendoj se mund të takohemi sapo t'i dërgoj fëmijët në çerdhe. A dëshiron ta thërras dikë tjetër që të na ndihmojë?", pyeti Katie. Clarke e dinte se donte t'iu ndihmonte punëtorëve të saj që të bënin ca orë punë dhe të fitonin ca para, meqë kishte ca ditë që kishin mbetur pa punë, por në anën tjetër, Clarke ishte edhe shumë praktike. "Le të shohim sesi do të shkojnë gjërat dhe, më pas, nëse do të kemi nevojë, atëherë do të thërrasim edhe dikë tjetër, OK?" "Në rregull", tha Katie duke ofsharë, para se ta mbyllte telefonin.

Clarke mori librin e numrave të biznesit, ku i kishte numrat e të gjithë furnizuesve, duke i thirrur të gjithë ata dhe duke i pyetur a janë të gatshëm që, shpejt e shpejt, t'i dërgonin diçka. Ajo dëgjoi hapjen e derës së dyqanit dhe, pasi mbylli telefonin, zgjati kokën për të parë se kush ishte, Vince ia kishte hapur derën Katie-s. "Hej, shefe, si shkojnë punët?", pyeti Katie me buzëqeshjen e saj të rëndomtë, të gjerë. Clarke nuk kuptonte si mund të ishte ajo aq pozitive, por tha me vete që të mos harronte ta pyeste se çfarë ushtrimesh bënte, apo çfarë preparati merrte, që ta bënte edhe ajo të njëjtën gjë. "Mund të jetë më mirë, por po shkojmë disi. E, tani që erdhe edhe ti, gjërat do të shkojnë më mirë", tha Clarke duke shpresuar në atë që tha. Ajo pa Vince-n duke i shikuar me bisht të syrit, prandaj "pastroi" fytin.

"Po, natyrisht. Çka ke nevojë që të bëj?" "Ndoshta mund të më ndihmosh që t'iu telefonojmë numrave të kontaktit, për të parë a mund ta rifreskojmë mallin sa më shpejt dhe mirë që të jetë e mundur. Kemi nevojë për shitje të thjeshta si dhe për diçka për ta ekspozuar. Tanimë kam disa trëndafila dhe karafila që pritet të vijnë. Por, kjo nuk do të mjaftojë". Clarke ishte duke folur shpejt, me nguti në mendjen e saj të tejngarkuar. Katie iu afrua dhe ia qiti duart në supe. Katie shikoi Vince-in, i cili përsëri kishte filluar që të fishkëllente, gjë që bëri që Clarke të ndihej edhe më keq.

"A ka qenë kjo në këtë gjendje gjatë tërë kohës"? Vince ngriti kokën, i befasuar që ndokush merrte mundin që të fliste me të. "Po, po. Bile, disa herë ajo ka qenë edhe më keq". Clarke e shikoi me njërin nga ato shikimet vrastare, para se ta kthente përsëri shikimin kah Katie, pa thënë gjë. Katie dhe Clarke shkuan në zyrë dhe u ulën. Katie i tregonte Clarke-s sesi të merrte frymë me hundë dhe si ta nxirrte frymën me gojë.

(Kosova Sot Online)