Ngjarje e vërtetë: U dashurova në shtratin e vdekjes (9)

  • 11 gusht 2019 - 14:25
Ngjarje e vërtetë: U dashurova në shtratin e vdekjes (9)

- Ai dhe kolegët e tij kishin bërë krejt çfarë ishte në forcën e tyre. Një jetë si kjo nuk mund të quhet jetë. Ditët më rrjedhin si rëra në orën me rërë. Po i ofrohem anës tjetër - thoshte qetë. Zemra më digjej derisa e shikoja dhe e dëgjoja. Kur e kam vërejtur se ka dhimbje të mëdha kam vrapuar dhe i kam lutur t'i japin ilaç kundër dhimbjeve. Më shpjeguan krejt rreth sëmundjes së saj dhe më thanë pikërisht at që e dinte edhe Elvira: nuk kishte kush t'i ndihmonte. Në ndërkohë më ka thirr nëna, më pyeti nëse ia dërgoj çelësin apo jo. Kam shkuar që të përshëndetem me Elvirën dhe i kam premtuar se do ta vizitoj për çdo ditë. Si kalonin ditët po ashtu po fikej edhe Elvira. Kam dashur t'i ndihmojë, kam lutur babanë që të ndërmerrte masa dhe urgjent ta dërgonin diku jashtë shtetit, por e tëra ishte pa rezultate. E kam vizituar për njëzet ditë rresht, e më pas ka ndërruar jetë.

Në fakt, kjo ishte hera e parë që kisha dashuruar një femër sinqerisht. Dhe si e tillë, e sëmurë, ishte shumë e bukur, e dashur, simpatike, modeste dhe e thjeshtë. Pos meje askush nuk e kishte vizituar. Më tha se prindërit i kishte tashmë të ndjerë, e për vëllezër apo motra as që kam guxuar ta pyes. Për çdo ditë i kam dërguar lule, i kam lexuar vargje nga libri "Një qind vite" dhe kam vazhduar ta bind atë dhe veten se do të ndodh mrekullia. Për fat të keq, nuk ka ndodhur. Ka ndërruar jetë një pasdite të vonë derisa unë ia mbaja dorën. Me fjalët e fundit para vdekjes më tha se ia kishte zbukuruar jetën. Kisha mbetur i pikëlluar. Disa ditë para se të vdiste më tha se kishte dashur një varrim klasik. Barrën e kam marrë unë për këtë. Dhe derisa kam qëndruar para varrit në të cilin ishte varrosur trupi i Elvirës, në krah kam ndier dorën e dikujt. U dridha. Fytyra të cilën e pashë ishte identike me fytyrën e personit të dashur që porsa e kisha varrosur. - Elvira? Çfarë po ndodh? A je fantazmë apo - i thashë qetë këto fjalë duke mos ditur fare po mendoja. E dija se kishte vdekur, e varrosur, e ajo po qëndronte para meje dhe më ngushëllonte. Mendova se po çmendem, në fakt thuajse isha çmendur për personin për të cilën kam ndier emocionet e dashurisë. - Unë jam Merita, motra binjake e Elvirës, më tha kur e vërejti se jam zbehur. Më kishte shpjeguar se të dyja kishin qenë të adoptuara, secila në familje të ndryshme dhe se vite rresht kishin humbur gjurmët. Merita kishte jetuar në perëndim, e këtu kishte ardhur për punë, rastësisht kishte parë vdekjen e motrës në gazetë. Kishte ardhur ta vizitonte, ndërsa unë i kam treguar të gjitha, nëpër çfarë kishte kaluar ditëve të fundit. Kemi vazhduar të shihemi derisa ishte këtu, e kemi mbetur në lidhje edhe kur kishte shkuar në Gjermani. Edhe ajo edhe unë ishim vetë, kemi shpeshtuar komunikimin e edhe ajo ishte e bukur sikurse motra e saj. Dashuria përsëri kishte trokitur në derën e Meritës dhe në derën time. Dhjetë muaj pas vdekjes së saj, Merita ishte bartur në Kosovë dhe jemi martuar.

Jam i lumtur që përfundim kam takuar një bukuri të rrallë si kjo, që i takojmë njëritjetrit. Dashuria është e pabesueshme, e rrugët janë të paimagjinueshme. Elvira me vdekjen e saj kishte lidhur dy jetë të vetmuara dhe kurrë nuk do ta harroj. Ajo që kam ndier ndaj saj është më ndryshe nga ajo që ndjej për motrën e saj, por ekzistojnë dashuri të ndryshme. Jam i lumtur që kam mundur ta njoh një ndjenjë të tillë të dashurisë, të cilat e përmbushin secilin njeri. Pa dashuri, thjesht, jeta nuk ka kuptim. 


(Kosova Sot Online)