Ngjarje e vërtetë: Jeta e re pas të dyzetave (5)

  • 16 August 2019 - 13:52
Ngjarje e vërtetë: Jeta e re pas të dyzetave (5)

Kjo se jemi kënaqur të dytë, nuk ishte për gjykim. E përse unë disi ndihem fajtor? Këto janë paragjykime me të cilat edhe unë jam nënshtruar - përse një grua e martuar flet me një mashkull të panjohur me orë të tëra? Kështu kam menduar edhe të nesërmen. Kur e kam hapur kutinë e porosive elektronike, jam befasuar kur e kam gjetur një porosi nga Zuka.

Si e dini porosinë time elektronike? Ia kam dhënë unë. 'Mirë mëngjes. Vetëm ta dini se i gëzohem bashkëpunimit me ty dhe me gëzim pres takimin e ardhshëm. Zuka' - ishte krejt kjo e shënuar. Përnjëherë mëngjesi m'u zbukurua. Një porosi e tillë vetëm mund të jetë shenjë respekti, por për mua kishte domethënie. Gjithë ditën buzëqeshja nuk më ishte hequr nga fytyra. Mirëpo, nuk iu përgjigja porosisë. Më dukej se kjo ishte shkëlqyeshëm.

Kam dashur të ndryshoj material për kapitullin e përbashkët dhe më pas t'ia dërgoj. Gjatë gjithë asaj dite kam menduar për atë material, e edhe pozita në punë nuk ma lejon t'i përkushtohem aq shumë. Çfarë po më ndodh mua? Mua, gruas në moshë të mesme? Gjithmonë kam menduar për veten time se sa fort qëndroj me këmbë në tokë dhe ajo që më kishte ndodhur tani ishte ëndërr. Ishte e qartë se unë e kisha imagjinuar krejt këtë, se ai mua më pëlqen, e pjesa tjetër është imagjinatë. Ndoshta ai nuk më përjeton mua si person interesant, si grua interesante? Ndoshta është në martesë të lumtur dhe me fëmijë,por është i dhënë pas punës, pikërisht sikurse dhe unë? Kam menduar në gjithë këtë. Kam imagjinuar shumë situata të ndryshme dhe në fund kam ardhur në përfundim se unë po shikoj ëndrra.

Ndërsa që ëndrrat nuk e kanë lënduar askënd. Atëherë? Përse jo? Mëngjesin tjetër e kam hapur kutinë e porosive në porosinë elektronike, e aty ishte porosia e tij e re. Natyrisht se kam ndjerë një lehtësim, por edhe disa flutura në stomak. 'Dua t'ju uroj një mëngjes të mirë. Ma thuaj një fjalë dhe mëngjesi im do të jetë më i mirë…'. Mu desh të ulem sepse ndjeva një valë të nxehtësisë në kokë. Më duhej të mendoja. Ndoshta ai e ka ndjerë se po më pëlqen dhe tani thjeshtë po vë kurthin që të bie në të? Nuk duhet t'i tregoj se ai më pëlqen shumë. Vetëm aq sa kërkon bashkëpunimi në punë! Kurrë nuk kam pasur aventurë jashtë martesës dhe nuk e kam menduar.

Edhe atëherë nuk e kam menduar, vetëm jam lëshuar në muhabet kur me dikë ndihesha mirë. Kjo më mjaftonte. Por si ta ruaj këtë nivel të komunikimit? Si ta refuzoj, e të mos ofroj tepër? 'Mëngjesi është i këndshëm, së paku për mua, e për juve ndoshta nuk do të jetë edhe aq i mirë kur t'ju dërgoj shumë tekst në gjuhën angleze për ta lexuar. Mendoj se duhet përmbajtur premisave që ky autor dërgon në punën e tij. Përzemërsisht, Mina".

A mos isha tepër e ashpër? A kam shkatërruar një shoqëri të mirë të mundshme? Ose ndoshta i kam shpëtuar kurthit të një pushtuesit? Nëse nuk më lajmërohet për disa ditë, do të mundohem ta zbut qasjen time. Por, mëngjesin tjetër, porosi të tjera po më prisnin. 'Nuk kam fjetur gjithë natën… Natyrisht, shkaku i detyrave që më keni dhënë. E kam lexuar më shumë se gjysmën. Ndoshta takimi do të më futet në sy kur t'i vjen fundi. Unë do të shikoj kjo të jetë nesër'

(Kosova Sot Online)