Roman dashurie: Lulet e djegura (30)

  • 16 August 2019 - 13:54
Roman dashurie: Lulet e djegura (30)

Ti je çmendur", tha ajo. "Shumica e meshkujve ëndërrojnë të gjejnë një femër që ju dhuron atë që duan pa kërkuar asgjë në shkëmbim. E vetmja gjë që më mungon është të lidhem me dikë apo të më thyhet zemra". Ishte ulur në karrige derisa kishte kryqëzuar duart. "Ata nuk janë burra, ata janë djem. Dhe, ata janë gënjeshtarë. Thellë diku, shumica prej nesh kërkojmë më shumë por kemi frikë ta kërkojmë. Djemtë kanë frikë nga dështimi.

Po lë anash aventurën e të qenët e dashuruar. Kjo është tragjedi Clarke". Clarke ia kishte ngulur sytë për një moment e më pas hoqi shikimin. "Dashuria është shaka, diçka e trilluar. Nuk zgjat" iu përgjigj ajo. "Si e di ti? A ke qenë ndonjëherë e dashuruar"? "Jo, por e njoh dikë që ishte". Mendja i kishte shkuar te djaloshi biond me sytë e bukur që kishte dorën përreth nënës së saj. dashuria e kishte shndërruar nënën e saj në një perfeksioniste të hidhur, kur nuk ishte përkujdesur për këtë vajzë të re. "Epo, e di se nëse dashuria vjen te unë, nuk do të dëshiroja ta humbja edhe sikur ta dija se do ta humbja në fund.

Por, gjithmonë kam dashur të bëj eksperimente, e di këtë"? por kur jemi te kjo darkë, çfarë duhet të vesh? Nuk e di nëse gardëroba ime do të përshtatet me dukjen e gjithë atyre njerëzve të pasur". Ajo shikoi Vince poshtë dhe lartë dhe ia shikoi xhinset e ndyta. "TMendo të vishesh diçka, jo si për të dielave". "Pse, çfarë ka më të mirë se veshja e të dielës", e pyeti ai, duke u ulur përpara saj dhe duke ia zgjuar lart njërën vetull. "Do ta zbulosh te premten" iu përgjigj duke ia zbardhur dhëmbët.

Nëse për asgjë më shumë, do të jetë interesant ta shikosh derisa teton të shoqërohet me miqtë e nënës së saj. Clarke shikoi veten në pasqyrë. Ajo kishte vendosur ta vishte një fustan të stilit "Grecian", me ngjyrë indigo me një të ndarë në anën e djathtë. Nuk kishte mëngë dhe e kishte bërë që të dukej se kishte gjoks më të madh se sa që në fakt i kishte. Në flokun e saj kishte vendosur një detaj të kaltër për t'i mbajtur larg fytyrës. Ajo dukej sikur të ishte një yll Hollivudi. E gatshme për t'u shfaqur në tepihun e kuq. Trokiti dera, kapi çantën dhe doli, duke shikuar te dera.

Donte ta përfundonte këtë. Vince kishte shkuar drejt saj, kishte nxituar për të hapur derën për të. Ajo ia kishte lëshuar sytë atij për të parën herë, duke shikuar xhinset e tij, pa njolla dhe kishte një këmishë që e kishte veshur nën xhaketën me ngjyrë të zezë. Ai në fakt po dukej shumë bukur.

(Kosova Sot Online)