Sekreti i lumturisë për marrëdhënien tuaj në çift

  • 18 August 2019 - 14:13
Sekreti i lumturisë për marrëdhënien tuaj në çift

Pas çdo lumturie dhe bukurie ekziston një sekret. Nëse për bukurinë sekreti ndryshon nga njëri person te tjetrin, për jetën e lumtur në çift ka tre të përbashkëta. Esther Perel është eksperte e marrëdhënieve në çift. Ajo ka punuar me çifte në profesionin e saj dhe ka zbuluar disa karakteristika të lidhjeve të lumtura. Ju duhet thjesht t’i ndiqni.

Vazhdojnë të ruajnë kuriozitetin për njëri-tjetrin.

Çiftet e lumtura janë kuriozë për njëri-tjetrin. Ata nuk pretendojnë se dinë gjithçka për partnerin, nuk sillen sikur e dinë se çfarë do të thotë i/e dashuri/a kur këta të fundit nuk e kanë përfunduar ende fjalinë. Ata nuk e shembin distancën dhe tensionin mes të dyve, e kultivojnë atë.

Janë të lumtur për arritjet e partnerit.

Ata janë njerëz që dinë të jenë të lumtur për partnerin e tyre, edhe pse arritja e tyre nuk ka fare lidhje me ta. “Jam e lumtur për ty, për atë që po të ndodh ty”. Kjo është diçka që e bën të dashurin tuaj të vijë në shtëpi me dëshirë.

Kanë një jetë personale edhe pse të lidhur.

Çiftet e lumtura janë njerëz që vlerësojnë shumë individualitetin e njëri-tjetrit, kanë hapsirën e tyre personale, ku secili prej partnerëve ka botën dhe mendimet e veta, hobit, pasionet dhe miqësitë e veta. Të dy kanë jetët e tyre dhe kur këto dy botë takohen ndodh ‘magjia’. Kështu duhet të jetë, dy njerëz që ndajnë ushqimin me njëri-tjetrin, e jo dy njerëz të uritur që ushqehen me njëri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)