Befasuese: Ja çfarë vërtetë mendon një mashkull kur qëndroni lakuriq para tij

  • 21 gusht 2019 - 20:31
Befasuese: Ja çfarë vërtetë mendon një mashkull kur qëndroni lakuriq para tij

A e keni pyetur veten ndonjëherë për këtë?

Për dallim nga ne femrat të cilat shpesh jemi shumë vetëkritike, meshkujt shohin atë që u pëlqen, ndërkaq të metat nuk i vërejnë…

“Sa mirë duket.

E dëshiroj tani, menjëherë”. Shumica e vajzave me rastin e shikimit të trupit të tyre mendojnë që do të duhej të humbnin ndonjë kilogram. Mirëpo, ai do të jetë i sigurt që dukeni për mrekulli.

Sipas hulumtimeve amerikane, madje 63% e meshkujve do të dëshironin të humbnin peshë, mirëpo ndonjë kilogram më tepër nuk e konsiderojnë më pak joshëse.

“Ajo ka aromë aq të mirë”.

Rrallë ndonjë mashkull mund t’i rezistojë aromës natyrale të trupit të femrës. Fshehja e aromës vetjake natyrale, gjysmë litri parfum apo krem do t’i bëheni më pak joshëse gjinisë mashkullore.

Feromonet tuaja natyrale janë afrodiziak. Natyrisht, kjo nuk do të thotë që duhet patjetër të shmangni higjienën e përditshme – përdorni aroma dhe kremra të buta, me aroma neutrale. 

“Sa lëkurë të butë ka”.

Pa marrë parasysh a keni përdorur ndonjë krem apo jo, lëkura juaj do t’i duket e butë sikur mëndafshi më i mirë.

Në të vërtetë, lëkura e mashkullit është 20% më e trashë se ajo e femrës, madje edhe kur mendoni që lëkura ju është e vrazhdë, meshkujve do t’u duket e butë.

“Dëshiroj ta çmend tërësisht”.

Meshkujt do të jenë shumë krenarë nëse femrën e çojnë në orgazëm të fortë, sepse kjo për ta është dëshmi e maskulitetit dhe e dashnorit të shkathët.

Kur ju sheh lakuriq, një ndër mendimet e para që do t’i fluturojë në kokë është që dëshiron t’ju ofrojë seks kulmorë dhe orgazëm të paharruar.

(Kosova Sot Online)