Roman dashurie: Lulet e djegura (36)

  • 22 August 2019 - 15:26
Roman dashurie: Lulet e djegura (36)

Cingëroi celulari i Clarke-s dhe ajo e mori atë, duke u ulur në karrigen e saj të rehatshme të zyrës. Zëri i eksituar i nënës së saj depërtoi nëpërmes kufjes së telefonit. "Clarke, kam ca lajme të mrekullueshme për t'i ndarë me ty!" Clarke rrotulloi sytë: me gjasë lajmi kishte të bënte me ndonjë figurë publike lokale, apo diçka e tillë, e cekët. "Në rregull, thuaje, nënë! Jam në punë dhe jemi goxha të zënë". "Oh, mund ta ndash një moment për këtë", tha zonja Bennett. "Duket se kushërira jote, Vanessa, është takuar me këtë njeriun nga Kentaki disa muaj më parë dhe kanë pasur një romancë të gjallë. Del se ai ka një të kaluar të mirë". Clarke ofshau, duke u ndier e mërzitur. Natyrisht nëna e saj priste që ky të ishte lajm i mirë. Ai ishte i pasur e kushërira e saj kishte vetëm 25 dhe 26 vjet. Ajo e paska zgjidhur ekzistencën jetësore. "Kjo është mrekulli, nënë", tha Clarke, pa entuziazëm. "Jo, jo. Kjo nuk është as gjysma e lajmit, Clarke", vazhdoi nëna e saj.

"Ata po martohen! Xhaxhai yt, Toby sapo më thirri për të më treguar. Do të ketë një dasmë të madhe pas disa javësh, para se të vendosen në atë pallatin e madh në Kentaki. Ai më pyeti a mund të jesh në dasmën e saj, meqë ata janë duke e bërë këtë gjë shpejt e shpejt. Mendoj se do të ishte mirë sikur ta bëje këtë". Clarke-ut nuk i pëlqente ideja që të ecte deri te altari me një njeri të panjohur, të pasur, në shoqëri të nënës. Dhe, ajo nuk ndjente nevojë që të bënte "mirë", sikur që i kishte thënë nëna. Por, Vanessa dhe Clarke ishin me të vërtetë të afërt. "Mendoj se duhet ta bëjë këtë për Vanessa-n", tha Clarke, duke u dorëzuar. "Kjo është shumë mirë; do t'i tregoj asaj! Duhet menjëherë ta zgjedhim fustanin. Do të të thërras për detajet", tha zonja Bennett duke e mbyllë telefonin dhe Clarke u mbështet në karrige, duke u ndier keq që ishte një person që gjithmonë thoshte "po". Ajo dëgjoi një trokitje në derë dhe, pasi që u ngrit, pa Vince-n që qëndronte aty. Clarke u ngrit dhe më pas iu kujtua se i kishte thënë atij që të vinte dhe ta merrte çekun. Që nga ajo nata së bashku, ajo ndihej paksa nervoze në lidhje me të. Ajo nuk dinte a ta trajtonte atë si punëtor, gjoja të dashur, apo si të dashur të vërtetë. Apo ndoshta edhe si ofrues i kënaqësive seksuale. Ajo e kishte punësuar atë që t'i kryente punët dhe ai ishte treguar shumë i zoti në punën e tij. Ajo nuk e kishte idenë pse ai kishte pranuar që të shtirej sikur i dashuri i saj. Edhe pse seksi midis tyre ishte i mrekullueshëm, kjo nuk e bënte atë automatikisht të dashur të saj.

E ajo nuk ishte në kërkim të një të dashuri. Pas asaj nate, ajo nuk ndihej mirë në prani të Vince-it. Evitonte çdo bisedë me të, pos asaj që kishte të bënte me renovimin e dyqanit. Ajo kurrë nuk kishte pasur ndonjë lidhje serioze më parë. Ajo mendonte se dashuria nuk zgjat shumë dhe që të gjitha raportet e saj seksuale ishin çlirim momental i stresit, pa asnjë ndjenjë shoqëruese. Ajo kërkoi në tavolinë çekun që kishte shkruar dhe ia dha atë atij. "Ja ku i ke paratë. Të kam shkruar pak më shumë, për shkak se je shtirë si i dashuri im. Duket se kjo e zemëroi atë. "Mos e bëj këtë, Clarke. Unë nuk jam një dashnor me para, i angazhuar për të lënë përshtypje te nëna jote", tha ai me zemërim. "Unë e bëra një gjë të tillë sepse desha ta bëja, dhe nuk prisja që të paguhesha për një gjë të tillë". (vijon)


(Kosova Sot Online)