Roman dashurie: Lulet e djegura (39)

  • 25 August 2019 - 15:18
Roman dashurie: Lulet e djegura (39)

Më fal... unë vlerësoj faktin që më ndihmon që të dal nga kjo situatë e vështirë". "Dhe, ti pret që unë ta pranoj pagesën tënde dhe, më pas, të zhdukem nga jeta jote? Këtë e dëshiron, Clarke? Unë mendoja se e premtja e kaluar kishte një domethënie më të madhe sesa kaq", tha ai, me një frymë. Clarke nuk dinte çka të bënte. Në njërën anë asaj i pëlqente që të ishte me të dhe do të mund ta përdorte në rolin e "të dashurit" me rastin e martesës së kushërirës, por në anën tjetër nuk do të ishte e drejtë ndaj tij ta trajtonte kështu. "Nuk e di, Vince. Dua të them…" Në atë moment në derë hyri Katie, e cila iu tregoi se nëna e Clarke-s donte të hynte brenda.

Të dy mbetën të hutuar. Në atë moment zonja Bennett hyri brenda dhe Clarke, gati instinktivisht, e puthi Vince-n në gojë. Ky veprim i pëlqeu atij edhe pse mund të dukej i pavend. Nëna kishte ardhur që t'ia zgjidhte Clarke-s një fustan. Ajo i tha të bijës që ta ftonte edhe Vince-n në dasmë. Zonja Bennett doli jashtë, gjë që e bëri edhe Katie, duke i lënë vetëm Clarke-n dhe Vince-n. Vince iu afrua asaj dhe e puthi lehtë në buzë. "Më duket se duhet të rri ende këndej pari", tha ai, duke mos u ndier i mirëseardhur, por njëkohësisht duke refuzuar që të largohej. "Vince, nuk desha të të involvoja në këtë mënyrë... e bëra pa menduar. Nuk je i detyruar ta bësh këtë, nëse nuk dëshiron", tha ajo, duke mos komentuar fjalët e saj. "Jo, jo. Unë dua ta bëj këtë. Për çfarë dasme tha ajo të më ftosh edhe mua?", tha Vince. Clarke i tregoi se, pas disa javësh, do të martohej kushërira e saj. Ajo i tregoi atij se nuk i shkohej në këtë dasmë. "Nëse nuk dëshiron të shkosh, atëherë pse po shkon?" Ajo e shikoi për një moment Vince-n.

"Kushërira ime dhe unë ishim me të vërtetë të afërta kur ishim më të reja edhe pse kemi një dallim të madh në moshë. Dua të jem mbështetje për të. Nuk jam duke e bërë këtë për nënën time". "Nëse dëshiron ta bësh këtë, unë jam i gatshëm që të vi. Bile, nuk ka nevojë për kurrfarë pagese më pas", tha Vince, duke ia ngulur sytë Clarke-s. "Më li që të mendoj rreth kësaj, Vince", tha Clarke. Ndërsa ai mendonte se, po të ishte sa më shpesh afër saj, do të mund t'ia ndryshonte konceptin e dashurisë që ajo kishte. Clarke ia rrahu supet, duke dalë nga zyra dhe duke u ndier më konfuze sesa ndonjëherë më parë në jetën e saj. FUND


(Kosova Sot Online)