Kukullat e sek*it/ Ja çfarë kërkojnë blerësit jashtë!

  • 25 gusht 2019 - 16:22
Kukullat e sek*it/ Ja çfarë kërkojnë blerësit jashtë!

Kur kukullat e seksit nisën të prodhoheshin në masë pritshmëritë ishin që kërkesat më të mëdha do të ishin për kukulla që u ngjanin celebriteteve.

Por në fakt nuk ndodhi kështu. Kërkesa më e madhe e konsumatorëve duket se janë modele që u ngjajnë shoqeve, apo të dashurave të shokëve të tyre.

Prodhuesi Silicone Sex World thotë se kukullat që u ngjajnë personazheve të famshme nuk janë aq popullore sa mund të imagjinohet dhe shumë kërkojnë kukulla që u ngjajnë femrave të zakonshme.

“Ka nga ata që kërkojnë kukulla që u ngjajnë celebriteteve, megjithatë nuk janë aq të preferuara. Marrim edhe kërkesa të çuditshme, si kukulla që u ngjajnë të dashurave të miqve”, tregon specialisti i produktit Andy Phelps për The Daily Star.

Kukullat e seksit janë një prej produkteve më të shtrenjta në biznesin e lodrave të seksit. Në 2020-n, vlera e këtij biznesi pritet të kapë shifrën prej 38 miliardë paund.

Këto kukulla kushtojnë mbi 15 mijë paund. Nëpër Europë dhe Amerikë, tanimë po përhapen edhe vende ku njerëzit mund t’i provojnë ato.


(Kosova Sot Online)