Roman dashurie: Batica e dashurisë (5)

  • 30 gusht 2019 - 15:07
Roman dashurie: Batica e dashurisë (5)

"Do të më dërgosh në hotelin tim, apo jo?", pyeti ajo. Doja me çdo kusht që të zhytesha në kaos dhe zhurmë. Çdo gjë tjetër, pos heshtjes. Ai moment nuk do të vinte sikur të mos çlirohesha nga Kevini dhe shoferi i tij, të cilin ai e konsideronte si truprojë të përkohshme, meqë truproja ime kishte dhënë dorëheqje vitin e kaluar.

Buzët e holla të Kevinit u hapën përgjysmë dhe ai filloi që të më shikonte sikur një idiot. Duart mu drodhën. Fillova t'i "thithja" faqet e mia, derisa Kevin fërkonte këndin e buzës së tij të poshtme midis gishtave të tij dhe duke menduar. Kurrë nuk më pëlqente kur ai e bënte një gjë të tillë, meqë gjithmonë pasonin lajme të këqija për mua.

Sikur ai donte të ma tregonte arsyen pse nuk më kishin marrë prindërit ishte pse më prisnin në kopsht. Ishte evidente se marrja e përkujdesjes për fëmijën tënd të rritur, është gjë e re. Duke fërkuar qafën e tij për bluzën e tij të verdhë 'Polo', Kevin filloi që të fliste: "Ke një takim me James Dicksonin për 45 minuta. Babai yt tha se nëna të ka shkruar...". Prindërit e mi më kishin shkruar rreth padive gjyqësore dhe rreth Pashkëve, ma kishin dërguar një kartolinë me lepër në të.

Asnjëherë ata nuk më kishin thënë asgjë rreth drekës me një producent filmi të njëjtën ditë kur dola nga qendra e rehabilitimit. Ky veprim ishte aq tipik për ta, saqë nuk befasohesha aspak nga ta. Ndihesha vetëm e zemëruar dhe e lënduar. "Anuloje atë", thashë duke bërë me sy kah "iPhone" i Kevinit; ai ishte ulur midis nesh në pjesën e mbuluar me lëkurë.

Ai tundi kokën. Kur filloi për herë të parë që të më përfaqësonte, dhjetë vjet më parë ai kishte flokë të gjatë, por tani i mbante të shkurtër ata. "Nuk është e mençur", tha Kevin. "Sapo kam dalë". "Njerëzit ia kanë filluar punës edhe më herët, Willow". "Herën e kaluar kështu u ktheva në punë dhe shiko se çka më ndodhi", thashë. Situata ime me të vërtetë kishte ngjarë me një komedi, ku të gjithë mi rrihnin supet, pa ditur se kështu vetëm ma bënin qejfin.

Më pas, kisha rënë përsëri". "Nëna më ka shkruar se do të ma rezervoni një hotel të ri, derisa ta gjej një vend të ri për ta marrë me qira", thashë me një zë të qetë. Duke rrëshqitur nëpër karrigen e lëkurës, në mënyrë që ta rehatonte trupin, Kevin foli me një zë të ulët, sikur kur e tërheqë vërejtjen:"Thuajse ke falimentuar. Dhe, nëse dëshiron që të vazhdosh me pagesat e hoteleve tuaja të shtrenjta, atëherë duhet të takohesh me Dicksonin".

Kur fillova t'ia jepja një përgjigje koti, ai e zhvendosi shikimin te shoferi dhe pëshpëriti: "Gjendesh në listën e zezë të të gjithëve. Nëse nuk takohesh me Dicksonin, atëherë mund të përshëndetesh me aktrimin për këtë vit, përpos nëse nuk dëshiron që të merresh me pornografi". "Mos u bë i neveritshëm", i thashë, duke u larguar nga Kevini. Fillova që ta analizoja fundin e zi, të cilin ma kishte sjellë.

(Kosova Sot Online)